Connect with Us

Pritshmëritë e SPAK/ Drejtësi e re, nga prokurorë me “xhaketa të vjetra”

Politikë

Pritshmëritë e SPAK/ Drejtësi e re, nga prokurorë me “xhaketa të vjetra”

Publikuar

-

Ditën e djeshme kanë bërë betimin tek Presidenti i Republikës, tetë prokurorët e parë të SPAK, një strukturë që ka ngritur lart pritshmëritë e opinionit publik. Kjo pas mbështetjes së fortë të dhënë nga ndërkombëtarët, por edhe të Reformës në Drejtësi, e cila ka filluar gati katër vite më parë.

Sot jemi përballë faktit se tre persona kanë bërë betimin dhe institucioni i quajtur SPAK, pra Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, u ngrit.

Ajo ka një mbështetje shumë të madhe nga politika, me mesazhet e saj. Por, edhe nga ndërkombëtarët.

Mesa duket politika, po përpiqet të jetë e kujdesshme, të rrezatojë pritshmëritë e opinionit publik, duke mos e sulmuar këtë institucion të ri, por edhe duke qëndruar në një pozicion vëzhgues, deri në çështjet e para që do të kalojnë në duar këta zyrtarë të rinj të drejtësisë.

Në fakt po të shkosh me logjikën e mësipërme, pritshmëritë, mbështetja e ndërkombëtarëve dhe e politikës, dhe e faktit ku ndodhet Shqipëria sot, këta duken “yje me shkëlqim”.

Por, çfarë janë vallë?

Së pari këta nuk janë prokurorë të rinj. Nuk janë njerëz që janë trajnuar dje, që kanë qënë jashtë sistemit dhe po vijnë të ndershëm, të pastër, me xhaketa të bardha, për t’i zbardhur faqen Shqipërisë.

Jo, nuk janë të tillë. Janë të gjithë prokurorë të sistemit. Shumica e tyre janë prokurorë të Krimeve të Rënda, ku në fakt Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mjaft mëkate, ka krimet e rënda të saj, të cilat nuk i mbulon dot. Megjithë faktin se ka qënë ndoshta institucioni më i ashpër me dënimet në Shqipëri, ka qënë edhe nga ata qe ka mbyllur mjaft zullume. I përdorur dhe i akuzuar shpesh nga politika. Nga Rama, nga Meta, Basha dhe Berisha.

Pra, këta janë prokurorë të sistemit tonë. Janë produkte të asaj çfarë ka ndodhur në 30 vite.

Pa dashur të sulmojmë SPAK dhe pa dashur të vrasim pritshmëritë e opinionit, do të përgjithësojmë dhe do t’i identifikojmë problemet, duke thënë se atje ka prokurorë të ish-sistemit të diktaturës, ku në fakt asnjëri prej tyre në asnjë rast dhe për asnjë arsye nuk duhej të ishte në këtë institucion. Shërbëtorët e diktaturës dje nuk mund të jenë “shpatarët” e luftës kundër korrupsionit sot.

LEXO EDHE:   Paskal Milo kërkon vetting për politikanët/ Të pastrohet Parlamenti nga mafia e krimi

Ata janë produkt i një krimi politik të ndodhur 30 vite më parë.

Më tej, mund të themi se atje ka prokurorë me pasuri dhe vila, disa qindra mijëra euro që kanë paguar, por i kanë shpëtuar Vettingut, në mënyrë të çuditshme. Aty ka prokurorë të “ndershëm” që pot i kontrollosh çështjet e tyre kur kanë qënë tek Krimet e Rënda, “ndershmëria” e tyre kthehet në një mëkat, që zor se do ta kalonin Vettingun.

Ka prokurorë që kanë fshehur në deklarimet e tyre të pasurisë, disa mijëra e mijëra euro, ndoshta të paguar nga persona të tretë për halle dhe probleme familjare nga vendet e Europës.

Këto nuk janë thashetheme, as shpifje. Këto janë të vërteta që i lexon në deklarata, apo konfliktet e interesit për ndonjë prej tyre, të fshehura në deklaratat e pasurive. Kështu që pritshmëritë e opinionit ndaj tyre nuk duam që ti vrasim. Por, të vërtetat duhet t’i themi. Puna e tyre dhe suksesi pritet ndoshta në një kohë të shkurtër.

Le të shohim hapat e para. Le të shohim rezultatet. Të gjitha mëkatet e mësipërme ndoshta shqiptarët do tua falin, por pasi të shohim sesi xhaketat e djeshme të drejtësisë, të kthyera mbrapsht do të luftojnë kundër korrupsionit.

Shpresat e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve janë të mëdha. Politika jonë duket më e qetë se kurrë. Le të shohim çdo të ndodhë vërtetë, por mëkatarët janë mëkatarë. Tashmë me xhaketa të kthyera mbrapsht, kanë marrë përsipër të na tregojnë se kush është drejtësia e vërtetë që i duhet Shqipërisë./ CNA.al

Milionerë, gjobaxhinj dhe vegla të politikës/ Pazaret që ngritën SPAK-un

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta mesazh Kosovës dhe Serbisë/ “Është koha të zgjidhet problemi”

Publikuar

-

Nga

Ambasada e Kosovës në Tiranë është duke zhvilluar një ceremoni me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Presidenti Ilir Meta, që është pjesëmarrës në këtë ceremoni, deklaroi se Kosova e Pavarur është një faktor stabiliteti në rajonin tonë.

Gjatë fjalës së tij, Kreu i Shtetit theksoi se ndryshimi i kufijve nuk mund të jetë zgjidhje dhe se ngërçi Kosovë-Serbi nuk duhet të ekzistojë më.

“Nuk ka dhe nuk ka për të patur asnjëherë zgjidhje të qëndrueshme duke menduar për më pak shqiptarë në Serbi dhe më pak serbë në Kosovë. Na mbetet ta bëjmë rajonin tonë më të fortë, më të besueshëm, e mbi të gjitha më atraktiv, në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Mal të Zi. Është koha të zgjidhet problemi mes Kosovës dhe Serbisë, ashtu siç u zgjidh mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Në zemër të një marrëveshjeje dhe normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë njohja e ndërsjellë mes dy vendeve”, nënvizoi Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Manjani mesazh Ambasadës amerikane/ Ndaloni së mbështeturi “bosin” që dhunon Kushtetutën

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se nëse ambasada e SHBA kërkon të ndihmojë Shqipërinë në sundimin e ligjit, mos mbështesë më veprimet e Edi Ramës.

Manjani ka replikuar me atë që  ambasada amerikane apo dhe ambasadorja dhe ish- ambasadorët kanë cituar shpeshherë: ”Mbështetje të sundimit të ligjit”.

Ai shprehet se ësht dakort me këtë, por si fillim duhet ndaluar mbështetja për “bosin” që dhunon sistematikisht Kushtetutën e Republikës, duke iu referuar kryeministrit Rama.

“Ambasada e SHBA thotë është në ..”mbështetje të sundimit të ligjit..”.

I couldn’t agree more!

1000% dakort! Këtë po kërkojmë të gjithë të sundojë ligji dhe jo Bosi!

Që kjo të ndodhë, si fillim duhet ndaluar mbështetja për Bosin, që dhunon sistematikisht Kushtetutën e Republikës, pikërisht për të mos lejuar sundimin e ligjit. Kushtetuta është ligji më i rëndësishëm në vend,por që ka dalë nga funksioni për shkak të ndërhyrjeve të Bosit. Ky i fundit na thotë se i bën me bekimin e Amerikës…

Në vijim duhet ndaluar Bosi të përgjojë, shantazhojë e kërcënojë gjykatës e prokurorë. Vetëm drejtësia e pavarur është garanci për sundimin e ligjit.

LEXO EDHE:  Rama mori mbështetjen e ndërkombëtarëve/ Ja si e komenton Berisha

LEXO EDHE:  Rama mori mbështetjen e ndërkombëtarëve/ Ja si e komenton Berisha

SPAK vërtetë duhet ta mbështesim, por më parë duhet ta çlirojmë nga mbingarkesa artificiale. Ta ndihmojmë të fokusohet tek tenderat pa garë dhe sekret, ku gjithmonë fituesi i bie në kokë çmimit; tek koncensionet abuzive; tek abuzimi me financat publike në tërësi.

Kështu që jam krejt dakort me sa thotë Ambasada Amerikane, pavarësisht se jo gjithmonë ato që bën korrespondojnë me këtë që thotë..!

Nëse duan të na ndihmojnë të sundojë ligji, duhet të mos mbështesin ato që bën Bosi.

Përndryshe nëse do vijojnë të na thonë se ata “punojnë me Bosin (dmth qeverinë)”, duhet të mbajnë në konsideratë se sundim të ligjit nuk ka.

P.s. Për të qenë i drejtë në argument, fjala “Bosi” sot nënkupton Edi Ramën. Por në parim kjo gjë ka ndodhur dhe mund ndodhë edhe me të tjerë në vend të tij. Prandaj preferoj ti qëndroj argumentit në parim.”, shkruan ai në reagimin e plotë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ligji për përgjimin e qytetarëve nga policia/ PD: Minon rrugën europiane

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar për ligjin që lejon Policinë e Shtetit të përgjojë qytetarët pa autorizimin e Prokurorisë apo pa vendim gjykate.

Bardhi e cilëson antikushtetues dhe të papranueshëm këtë ligj, ndërsa akuzon kryeministrin Edi Rama se po zëvendëson shtetin ligjor me një regjim policor.

“Edi Rama po zëvendëson shtetin ligjor me një regjim policor, në shkelje të Kushtetutës dhe në dhunim flagrant të të drejtave të njeriut.

LEXO EDHE:   Paskal Milo kërkon vetting për politikanët/ Të pastrohet Parlamenti nga mafia e krimi

LEXO EDHE:  Rama mori mbështetjen e ndërkombëtarëve/ Ja si e komenton Berisha

Ligji për përgjimin e qytetarëve nga Policia, pa autorizim të prokurorisë apo pa vendim të gjykatës, thellon sjelljen antidemokratike të Edi Ramës dhe minon seriozisht rrugën europiane të Shqipërisë.”, thekson ai në një postim në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE