Rikthehen tërmetet/ Epiqendra zhvendoset në juglindje
Rikthehen lëkundjet e tërmeteve në vendin tonë. Këtë herë ep...
Përgjatë javës nga 21-27 tetor 2019, nën organizimin e Klubit të Shahut ?Arbëria? nga Vjena dhe në bashkëpunim me Federatën e Shahut të Vjenës u mbajt turneu ndërkombëtar i shahut ?Arbëria Open 2019 – Edicioni I?. Klubi ka për synim që ky aktivitet të bëhet tradicional, duke pasur parasysh interesimin dhe pjesëmarrjen e madhe të dashamirëve të shahut qysh në këtë turneun e parë.
57 lojtarë të shahut nga 14 nacionalitete të ndryshme u grumbulluan në turneun e shahut ?Arbëria Open 2019 ? Edicioni I?, nga të cilët 12 ishin lojtarë të vetë klubit. Në një atmosferë të qetë dhe të këndshme shoqërore, garuesit në shah kaluan javën sportive, duke bërë 7 raunde lojërash, të cilat sipas gjyqtarit nga Federata e Shahut të Vjenës, Gregor Neff, kaluan pa ndonjë ngatërresë apo incident. Ai tha se është i kënaqur nga mbarëvajtja e turneut, lojëtarët ishin shumë të përgatitur dhe pjesëmarrësit e tjerë që shoqëruan lojërat gjetën gjithashtu një argëtim të mirë përgjatë turneut.
Mirëpo, si në çdo garë tjetër, më të mirët marrin vendet e para dhe shpërblimet më të shtrenjta. Kështu, vendi i parë i takoi mjeshtrit Nikolaus Stanec me 6 pikë, i dyti Konstantin Peyrer me 5,5 pikë, i treti Johannes Steindl me 5,5 pikë, i katërti Ekaterina Nikanova me 5 pikë dhe i pesti Franziskus Leopold Wagner gjithashtu me 5 pikë. Pastaj u dha çmimi më i mirë për zonjat, i cili i takoi znj. Irina Ivanyuk, çmimi seniori më i mirë i takoi Werner Reif dhe çmimi më i mirë për të rinjtë U 18 i takoi Nathan Cabala. Gjithashtu u ndanë edhe dy kategori çmimesh, për treshen e parë nën 2000 pikë (elo), vendi i parë për Adrian Pirvulescu, i dyti Agron Çika dhe i treti Faruk Mohamed Sayadi, si dhe treshja e parë nën 1800 pikë (elo), vendi i parë Tobias Englisch, i dyti Robert Ernst dhe i treti Peter Meixner. Për të gjithë pjesëmarrësit e tjerë u ndanë mirënjohje dhe çmime të tjera në gjësende si: libra, ëmbëlsira, fruta, shishe të verës etj.
Në fund të këtij aktiviteti u realizua një turne i shpejtë në shah, ku për 5 vendet e para gjithashtu u ndanë çmimet e parapara. Të pranishmit u ndanë të gëzuar, me shpresën që vitin e ardhshëm takohen përsëri në edicionin e dytë të turneut ndërkombëtar që do të realizojë Klubi i Shahut ?Arbëria? nga Vjena. Klubi uron lojtarët për suksese në turne të tjera dhe falënderon përzemërsisht mbështetësit dhe financuesit e këtij tunreut si Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare për Austri, në krye me z. Yll Blakaj, pastaj ndërrmarjet ?Albakopie?, ?Blakaj Fenster & Türen, ?Timi Trans?, ?Alushaj?, ?Gashi Fenster & Türen?, Këshillin Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri, si dhe të gjithë anëtarët, që me punën e tyre dhe angazhimin vullnetar e bënë të mundshme mbarëvajtjen e shkëlqyer të këtij aktiviteti kulturor dhe sportiv.
Besim Xhelili, Vjenë
Rikthehen lëkundjet e tërmeteve në vendin tonë. Këtë herë ep...
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar për vrasjen e Udhëh...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manast...
Memorie.al publikon raportin tepër sekret të vitit 1953, ku ...
Pas e sulmoi ashpër një javë më parë në lidhje me një video ...
Publikohet dokumenti arkivor me siglën “Tepër sekret” të nxj...
Struktura e Posaçme e Anti-Korrupsionit do të ngrihet në mua...
Përplasje të ashpra mes dhe banorëve të Radhimës dhe punonjë...
Gjykata administrative e Apelit ka rrëzuar padinë e prokuror...
Shoqërohen në polici 17 punonjës të Agjencisë Shtetërore së ...
Në datat 21-27 tetor 2019, shahistë të ndryshëm nga 14 nacio...
Së fundmi, gazetari Mustafa Nano ka mbajtur një monolog lidh...
Jep dorëheqjen kryetarja e Gjykatës së Durrësit, Joana Qeles...
Moderatorja shqiptare ka dalë jashtë “kornizave” të emisioni...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Memorie.al publikon një listë prej 100 emrash të personalite...
Policia kufitare në bashkëpunim me FRONTEX ka kapur 32 refug...
Luiza Gega është nderuar me medialje bronzi në Lojërat Olimp...
Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial në bashkëpunimi...
Hakmarrja e sllavo-komunistëve ndaj familjes së njohur të Is...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...