E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Në datat 21-27 tetor 2019, shahistë të ndryshëm nga 14 nacionalitete, por edhe adhurues të tjerë të këtij sporti, kanë rastin të kalojnë bashkë çaste të mira sportive, si dhe të argëtohen përgjatë lojërave të shahut. Klubi i Shahut ?Arbëria? si nikoqir, në bashkëpunim me Federatën e Shahut të Vjenës, urojnë sportistët për suksese, ndërsa vizitorëve u dëshirojnë mirëseardhje dhe të kalojnë bukur.
Tash e shtatë vjet nga themelimi, Klubi i Shahut ?Arbëria? nga Vjena, po kontribuon vazhdimisht me aktivitetet sportive e kulturore, duke organizuar takime të rregullta me anëtarët dhe lojtarët, por gjithashtu duke organizuar edhe kohëpaskohe turne të ndryshëm, nisur nga ato me rastin e manifestimeve tradicionale në shkurt dhe nëntor, dhe për raste të tjera në bashkëpunim me klube e shoqata të tjera. Klubi përgjatë kësaj kohe ka arritur të korr suksese të shumta, duke u ngjitur thuajse gati çdo vit në një ligë më sipër, në kuadër të Ligës së Shahut në Vjenë. Ai tash garon me dy grupe, atë A, më profesionistët dhe me grupin B dhe ka shahistë nga disa nacionalitete.
Pas sukseseve të shumta, kryesia e klubit diskutoi me anëtarët hapin e madh dhe të rëndësishëm që ishtë planifikuar. Bëhej fjalë për mbajtjen e një turneu ndërkombëtar nën patronazhin e klubit dhe në bashkëpunim me Federatën e Shahut të Vjenës. Pasi u bënë të gjitha përgatitjet e nevojshme, të hënën, më 21 tetor, në lokacionet e Federatës së Shahut të Vjenës, u hap solemnisht turneu dhe nisën lojërat. Shahistë nga 14 nacionalitete me banim në Vjenë, përgjatë një javë do të masin forcat e tyre mes veti, edhe atë duke bërë nga 7 lojëra, sipas sistemit zviceran.
Hapjen e turneut e bëri sekretari i klubit Anton Marku, i cili pasi përshëndeti përzemërsisht garuesit dhe të pranishmit, u shpreh se u gëzohet sukseseve të klubit dhe se ky turne ndërkombëtar është gjithashtu një nismë e duhur, që të gjithë, pa dallime nga prejardhja apo bindjet, gjinia ose grupmosha, kanë rastin bashkë të luajnë shah, të argëtohen dhe të njihen mes veti. Ai falënderoi Federatën e Shahut të Vjenës për mbështetjen dhe lokacionet e ofruara për këtë turne. Hapjen e turneut e nderoi me pjesëmarrjen e tij Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Austri, z. Roland Bimo. Në fjalën e tij përshëndetëse ai me shumë admirim foli për arritjet e klubit ?Arbëria?.
?Larg nga dinamika dhe stresi i përditshmërisë, ju këtu kaloni kohën tuaj të lirë duke u argëtuar mes veti, jam tepër i lumtur që shoh edhe pjesëmarrës të gjinisë femërore si dhe fëmijë entuziastë, dhe besoj e uroj të arrini suksese përgjatë kësaj jave sportive. Klubit ?Arbëria? i dëshiroj edhe më shumë suksese dhe aktivitete të tilla, që lidhin popujt dhe kulturat e ndryshme?, tha z. Bimo. Pjesëmarrës në hapjen e turneut ishte edhe vetë kryetari i Federatës së Shahut të Vjenës z. Johannes Pöcksteiner, i cili gjithashtu me një fjalë rasti përshëndeti të pranishmit. Për mbarëvajtjen e turneut do të përkujdeset gjyqtari z. Gregor Neff, kurse për fituesit janë paraparë çmime në vlerë monetare, kupa dhe mirënjohje si dhe çmime në gjësende. Këtë aktivitet e mbështesin Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri dhe Këshilli Koordinues i Shoqatave Shqiptare në Austri.
Besim Xhelili, Vjenë
Së fundmi, gazetari Mustafa Nano ka mbajtur një monolog lidh...
Jep dorëheqjen kryetarja e Gjykatës së Durrësit, Joana Qeles...
Moderatorja shqiptare ka dalë jashtë “kornizave” të emisioni...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Memorie.al publikon një listë prej 100 emrash të personalite...
Policia kufitare në bashkëpunim me FRONTEX ka kapur 32 refug...
Luiza Gega është nderuar me medialje bronzi në Lojërat Olimp...
Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial në bashkëpunimi...
Hakmarrja e sllavo-komunistëve ndaj familjes së njohur të Is...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka filluar punimet në aksin rrugo...
Afrim Berisha, babai i 11-vjeçarit Alvin Berisha i cili ndod...
Një foto e deputetit socialist, Spartak Braho para seancës s...
Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi dje se Edi Reya, traj...
Nga Mitro Çela 19 shtator 2015. Finalja e Festivalit Ndërkom...
Imam Tahir Kukaj i qendrës Islamo-Kulturore në Staten Island...
Dashnor KaloçiMemorie.al publikon dokumentet e vitit 1974 me...
Është ndarë nga jeta profesori dhe eksperti i ekonomisë Lavd...
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka është bërë nënë për herë t...
Shkruan Agron Tufa:GJAKU I TIM BIRI (sipas rrëfimit të një n...
Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë sot një njoftim të rë...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...