LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Raporti sekret i Sigurimit të Shtetit në vitin 1973/ Leka Bungo nën vëzhgim për agjitacion e propagandë

12 Tetor 2019, 09:47, Aktualitet CNA

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon dokumentet e vitit 1974 me karakteristikën e Teatrit ?Bylis? të Fierit për regjizorin e njohur , Leka Bungo, ku ai akuzohej për shfaqje të mëndjemadhësisë, arrogancë, fodullëk dhe msopërfillës ndaj organizatës bazë të partisë, etj., etj., si dhe karaketristikën e Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit të vitit 1989 kur Bungo kërkonte një pasaportë për të shkuar tek të afërmit e nënës së tij në Greqi, dhe aty theksohet se regjizori i njohur ka qenë i survejuar nga Sigurimi i Shtetit dhe ishte marrë në përpunim paraprak, 2 A, për agjitacion e propagandë.

Ashtu siç theksuam dhe në kapitullin parardhës, raport-informacionit të zv/ministrit të Arsim Kulturës, Mantho Bala (i cili asokohe mbante edhe detyrën e Kryetarit të Komitetit të Kulturës dhe Arteve), dërguar Komitetit Qëndror të PPSH-së lidhur me problemet që kishin dalë në Teatrin (BYLIS) dhe Estradën e Fierit, i paraprinte një raport-informacion sekret i zv/ministrit të Punëve të Brendëshme dhe njëkohësisht Drejtor i Sigurimit të Shtetit, Feçorr Shehu, i cili po ashtu i drejtohet Komitetit Qëndror të PPSH-së. Ku sipas praktikës, raporti i tij i e jepej sekretarit përkatës, Hysni Kapos, që mbulonte organet e diktaturës së proletariatit dhe njëkohësisht, Ramiz Alisë, që mbulonte Artin, Kulturën dhe Propagandën. Dhe ky dokument pasi është parë prej tyre, më shënimet përkatëse, i është dërguar edhe Enver Hoxhës, i cili gjithashtu ka vënë shënime mbi atë dokument.

Por ajo që bie në sy, është se nga raport-informacioni i Mantho Balës, është shkëputur një ekstrat prej gati një faqe, (ku bëhet fjalë vetëm për Leka Bungon), e cila i është dërguar e veçantë Enver Hoxhës, gjë e cila duket dhe nga faksimilja përkatëse me firmën e Enverit. Siç do të shohim dhe në dokumentin në fjalë të zv/ministri Feçorr Shehu, aty ai ka bërë një ?tablo sinoptike?, rreth situatës politike që mbizotëronte askohe në të gjithë vëndin, lidhur me ato që thuheshin e komentoheshin pas fjalës së Enver Hoxhës mbajtur më 15 mars të vitit 1973 në Presidiumin e Kuvendit Popullor dhe gjthashtu në Pleniumin e III-të të Komitetit Qëndror.

Ajo që bie në sy te ky raport, është se me emër përmëndet vetëm regjizori Leka Bungo, (bashkë me autorin e dramës Kleanthi Dusha), gjë e cila ka sjellë më pas dhe survejimin e ndjekjen e tij nga Sigurimi i Shtetit. Gjë e cila konfirmohet edhe nga një dokument i vitit 1989, kur Bungo ka bërë një kërkesë për të shkuar si vizitor në Greqi, tek të afërmit e nënës së tij, me origjinë dhe kombësi greke. Bashkë më këto dy dokumente që po publikojmë në këtë kapitull të librit, po japim edhe një karakteristikë të Teatrit Bylis të Fierit, e cila është lëshuar për regjizorin e njohur, Leka Bungo, ku midis të tjerash bie në sy një fjali ku thuhet: ?Mëndje madhësia e ka çuar deri atje, sa që në punën e tij (Leka Bungo), duhet t?ja kalojë teatrove të tjera, për këto ka anuar nga modernizmi, konvencionalizmi në regjizurë, në podjumomaninë etj?. Për më shumë, na njohin tre dokumentet në fjalë të cilat po i publikojmë të plota dhe pa asnjë shkurtim, ashtu siç ndodhen në dosjet përkatëse në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendëshme dhe Arkivin Qëndror të Shtetit.

Karakteristika e Teatrit të Fierit për regjizorin e njohur / ?Mëndjemadhësia e ka bërë që Leka Bungo do t?ua kalojë dhe teatrove të tjera??

 Karakteristikë

Leka Ferdinand Bungo, lindur më 29 II.1944 në Tiranë, me origjinë nënpunës i mesëm (i ati ka qenë mjek), e ëma është me kombësi greke dhe ka mbajtur qëndrim indiferent. Mbas çlirimit gjyshi është burgosur për mosshlyerje tatimi pasi është prekur nga reforma e pushtetit popullor, janë shtetëzuar një palë shtëpi, një dyqan dhe dy baçe. Është me shkollë të lartë për aktor dhe një vit kurs për regjizor.

Ka ardhur në rrethin tonë nga shkurti i vitit 1971 dhe u emërua regjizor i Teatrit të Fierit. Gjatë kohës që ka punuar në këtë Teatër, janë konstatuar se karakterizohet me tendencë mëndje madhësie, mospërfillës në shoqëri dhe ajo e Vlorës, edhe njeri me tendencë animi nga arti borgjez.

Gjatë punës në Fier, shoku Leka ka patur një pamje pozitive dhe një tjetër negative, është treguar punëtor energjik sidomos kur erdhi në fillim, se më vonë pati rënie, është treguar njeri i aftë nga ana profesionale si regjizor, është treguar kështu dhe kjo është dhe qenë përshtypje edhe nga shkolla edhe për kohën që ka qenë në Vlorë.

Përveç punës si regjizor ai ka bërë edhe krijime të ndryshme. Përveç punës së mirë gjatë kohës shoku Leka ka pasur edhe një sëri të metash të që kanë konsituar, me mungesën e studimit të materialeve të partisë me seriozitetin e duhur, në mosthellimin në to dhe në moszbatimin e tyre në jetë. Gjatë kohës ka shfaqur mëndjemadhësi, është treguar mospërfillës ndaj njerëzve të tjerë në marrdhëniet e punës, nga kjo mëndje madhësi ka kaluar në liberalizëm duke bërë krahasime pa përgjegjësi për mvartësit dhe përgjegjësit. Mëndje madhësia e ka çuar deri atje, sa që në punën e tij duhet t?ja kalojë teatrove të tjera, për këto ka anuar nga modernizmi, konvencionalizmi në regjizurë, në podjumomaninë etj. Çfaqje këto të marra nga arti borgjez.

Me këto shfaqje duke pranuar edhe një përmabjtje jo socialiste në dramën ?Historia e një vajze?, Leka Bungo luftoj që kjo dramë me të meta ideore, të vihej, të mos pranoheshin kritikat dhe të shkelej vija e masave duke i quajtur kritikuesit konservatorë, të mbetur prapa etj.

Leka Bungo është ftur në rrugën e modernizmit dhe të animit nga arti borgjez për tre arsye: së pari se kjo ka qenë prej kohësh tendenca për të, së dyti është, pa brymosur me materialet e partisë, dhe së treti është inkurahuar nga përkëdhelitë e Sekretarit të Partisë Ismet Cibaj, që gjithashtu ishte infektuar nga modernizmi, liberalizmi dhe izma të tjera borgjeze.

Të metat në mungesën e formimit të tij ideologjik dhe çfaqjet e t?ija borgjeze në veprimtari, u diskutuan dhe u kritikuan në kolektiv nën dritën e materjaleve të partisë dhe kolektivi mbajti ndaj tij dhe çfaqjeve të tij qëndrim revolucionar. Në këto mbledhje shoku Leka diskutoj në frymën e autokritikës, zbuloj origjinën dhe shkaqet e të metave e shfaqjeve të tija ideologjike borgjeze në jetë dhe në art. Autokritika e tij qe e thellë dhe u konsiderua e plotë. Ky fakt jep premtime për vënien e tij në rrugën e korigjimit dhe të kalitjes revolucionare. Për t?i dhënë mundësi reale për të realizuar në fakt edukimin, kalitjen dhe korigjimin, organizata bazë dhe kolektivi vendosën që shoku Leka Bungo të dërgohet në prodhim për një kohë të pacaktuar.

Mendojmë të kalojë në prodhim punëtor në N.Sh. N. Ballsh.

SHEFI I SEKSIONIT TE KUADRIT          SEKRETARE

 (Arqilini Prifti)                  (Meropi Trebicka)

Fier, më 20. IV.1970

Raporti i Sigurimit: ?Në vitin 1973 Leka Bungo është marrë në përpunim paraprak 2A, për agjitacion e propagandë?

 DREJTORIA E SIGURIMIT TE SHTETIT,

DEGA I-rë, Sektori i Vizave

Leka Ferdinand Bungo, i vitlindjes 1944, lindur dhe me banim në Tiranë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me arsim të lartë, regjizor tetatri, i padënuar, i paorganizuar, i martuar dhe me dy fëmijë, kërkon të shkojë vizitor në Greqi tek daja i tij, i quajtur Musledin Ibrahim Koka, si dhe për të zgjidhur një problem pasuror.

Dega e Brendëshme e Tiranës, është dakort që Leka të shkojë vizitor jashtë shtetit dhe thekson se ai është me origjinë nga Elbasani, Gjyshi i tij Gani Bungo, ka qenë shtresë e pasur dhe ka shfrytëzuar punën e të tjerëve, pas çlirimit janë prekur nga reformat e Pushtetit Popullor, por Ganiu ka ndihmuar partizanët me 20 napolona në muaj. Babai i Lekës, Ferdinandi, para çlirimit ka qenë me studime në Itali për Mjeksi, pas kthimit ka punuar në rrethe të ndryshme, pas çlirimit ka mbajtur qëndrim të mirë, xhaxhallarët i ka me qëndrim të mirë.

Nëna e lekës, Eniseja, ka lindur në Veria të Greqisë, ka kryer studimet e mesme në Selanik dhe në vitin 1942 martohet me Ferdinand Bungon dhe vjen në Shqipëri. Pasi i vdes burri, Ferdinandi, Eniseja martohet përsëri me Dhimitër Liton, familje me qëndrim të keq politik, pasi ky (Dhimitri) së bashku me të vëllanë e tij kanë qenë pjesëmarrës në sabotimin e kënetës së Maliqit dhe që të dy janë dënuar me me 5 vjet heqje lirije. Pas daljes nga burgu është ndjekur në përpunim aktiv 2A si agjent i mundshëm i zbulimeve të huaja. Eniseja ka qenë dy herë vizitore në Greqi. Dy halla dhe një xhaxha i Lekës që banojnë në Shkodër, janë me qëndrim të mirë.

Vetë Leka, pasi ka mbaruar arsimin e lartë, fillon punë si regjizor në teatrin e Fierit. Këtu Leka është martuar me Luljeta Pirro Koçin, babai i së cilës, Pirroja, ka qenë ambasador në Romë, më vonë, në Ministrinë e Punëve të Jashtëme, si drejtor kuadri, aktualisht në pension e AP. (anëtar partie, shënimi ynë). Leka nga viti 1964 e në vazhdim ka patur korrespodencë me xhaxhanë e nënës dhe djalin e tij, nga të cilët ka marrë edhe sende të dërguara prej tyre. Në vitin 1970, kur Leka punonte në Teatrin e Fierit, është kritikuar për shfaqje moderniste në art, duke vënë në skenë  dramën ?Histori e një vajze?, ka qenë dakort që të shfaqej drama ?Njollat e murrme?, për të cilën dërgohet si punëtor në Uzinën Mekanike në Patos. Pas kësaj caktohet regjizor në Estradën e Lushnjes e kohët e fundit në atë të Tiranës ku është aktualisht.

Leka më datën 10.V.1973, është marrë në përpunim paraprak për agjitacion e propagandë në fushën e artit e të Kulturës nga Dega e Punëve të Brendëshme Fier dhe po këtë vit është ngritur në përpunim aktiv 2A po për këtë tendencë. Meqë gjatë përpunimit nuk u vërtetua veprimi armiqësor, në vitin 1975, është ulur në kontroll-operativ 2B.

 (Arkivi i Ministrisë së Brendëshme, Dosja 598, Viti 1989. fl. 22,23)

Lajmet e fundit nga