web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vokshi nga Forumi i Grave të PPE-së në Francë: Vota në Shqipëri u ble, votuesit u kërcënuan

1 Tetor 2017, 14:16, Aktualitet CNA

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, Albana Vokshi, njëherësh deputete e kësaj partie, mori pjesë në Akademinë e Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane, të mbajtur në Nicë të Francës, nën kujdesin e Presidentes Doris Pack.

Në fjalën e saj, deputetja Vokshi, u shpreh se procesi zgjedhor në Shqipëri u shkatërrua nga fenomeni i shitblerjes së votës, krimit të organizuar dhe përdorimit të pushtetit qeveritar për të ushtruar presion.

“Zgjedhjet Parlamentare të Qershorit 2017 u zhvilluan në një atmosferë dhune e presioni të vazhdueshëm, ndërsa Partia Demokratike ishte në aksion për të siguruar lirinë e votës. Paratë e drogës dhe aktiviteteve të tjera kriminale devijuan vullnetin e qytetarëve shqiptarë”, – tha ndër të tjera Vokshi ndërsa shtoi se, “Për herë të parë, OSBE/ODHIR, në raportin final për zgjedhjet Parlamentare në Shqipëri, shpreh qartë shqetësimin e madh për parregullsitë e vërejtura që ndikuan direkt në shtrembërimin të rezultatit zgjedhor: vota u ble, votuesit u kërcënuan!”.

Vokshi ngriti edhe problemin e ndërprerjes së sinjalit nga ana e RTSH-së, për televizionet publike, të tranmetimit të seancës parlamentare, të cilën e quajti si vepër të kryeministrit Edi Rama.

Nga ana e saj Presidentja e Forumit të Gruas të Partive Popullore Europiane, Doris Pack, ngriti shqetësimin për situatën e rënduar ekonomike dhe sociale në Shqipëri. Ajo evidentoi problemin e shtiblerjes së votës dhe i bëri thirrje Kryeministrit Rama, të mos pengojë Reformën në Drejtësi dhe atë Zgjedhore. /CityNews





Lajmet e fundit nga