web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Turistët nudistë mbërrijnë edhe në bregdetin shqiptar

1 Tetor 2017, 12:42, Aktualitet CNA

 

Këtë verë turizmi shqiptar pati disa risi njëra prej të cilave është mbërritja e turistëve të parë nudistë të huaj në Shqipëri.

Dy nudistë belgë: Çifti Nick dhe Lins nuk janë thjeshtë turistë, që pëlqejnë nudizmin në plazh, por njëkohësisht edhe blogera mjaft të njohur në fushën e turizmit nudo.

Ata shkruajnë për eksperiencën e tyre si turistë në plazhet nudo. Këtë verë ata përshkruan eksperiencën e tyre personale në plazhet greke, kroate dhe shqiptare.

Është hera e parë, që blogerë të specializuar për turizmin në plazhet nudiste të shkruajnë për turizmin shqiptar nga ky këndvështrim. Me interes është edhe një foto nudo integrale e çifti belg e bërë në Rivierën shqiptare, rruga që zbret nga Qafa e Llogarasë.

Le të shpresojmë, që verën tjetër të kemi më shumë turistë të tillë në plazhet tona e ndoshta të kemi edhe në bregdetin shqiptar plazhin e parë naturalist (nudist) të linshensuar në përputhje me ligjin. /CityNews





Lajmet e fundit nga