web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha ironizon strategjinë e Ramës: Qesharake! Falja Zot se kaq dine!

1 Tetor 2017, 12:22, Aktualitet CNA

 

Pas takimit që Kryeministri Edi Rama mbajti me sipërmarrësit vendas dhe të huaj dhe u shpalli atyre, strategjinë që do të ndjekë qeveria për përmirësimin e kushteve për biznes në Shqipëri ka reguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Ja postimi i Berishës sot në rrjetet sociale:

Qesharake! Falja Zot se kaq dine!

Piktori deshtak do lumturoje biznesin duke emeruar minister avokat ne qeveri dhe duke krijuar call center per ta!

Te dashur miq, pasi deshtoi ne 4 vite te sjelle qofte dhe vetem 1 investitor serioz ne Shqiperi dhe largoi me dajak dhe plumba ne zarfe dhjetra prej tyre, piktori deshta i eshte rikthyer lumturimit te bizneseve. Ai po trumpeton me te madhe se ka emeruar ministre avokate te biznesit, çka te kujton koherat kur qeveria e eterve te tij hoqi avoketerit me pretendimin se tani te pandehurit do ti mbroje shteti.

Lumturimi vazhdon me krijimin ne qeveri te nje call centeri per biznesin, a thua se qenka mungesa e linjave te komunikimit dhe jo klientela, gjobat, ryshfeti dhe dajaku qeveritar ato qe kane demtuar biznesin!

Miq, javen qe vjen Piktori deshtak, qe nuk kupton se jo nderhyrja por liria eshte kushti i suksesit te biznesit do ti japi ketij te fundit sihariqin e madh, ate te ndertimit te hamamit qeveritar per bizneset! Sb /CityNews





Lajmet e fundit nga