web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Furtuna e vetingut në Prokurori/ Tetëdhjetë prokurorë rrezikojnë heqjen

1 Tetor 2017, 09:00, Aktualitet CNA

Fillimi i procesit  të vetingut, që është edhe i pari i startimit të reformës përmbysëse të drejtësisë së korruptuar, do të bjerë jo vetëm mbi gjyqësorin por edhe mbi organin e Prokurorisë.

Burimet mediatike bëjnë me dije se, aktualisht, Prokuroria e Përgjithëshme ka mbyllur procesin e verifikimeve për pjesën dërmuese të prokurorëve dhe gjithçka do ti dorëzohet Komisionit të Kualifikimit, strukturë kjo tashmë e ngritur.

Lidhur me këtë temë gazeta ?Sot? raporton se ditën e hënë ky Komision së bashku me ONM do të kërkojnë të dhënat e rezultateve të inspektimeve që ka bërë Prokuroria gjatë këtyre katër viteve të fundit. Kjo pasi të dhënat do ti bashkëngjiten verifikimit të pasurive për të shërbyer si bazë në ndërmarrjen e veprimeve vijuese nga ana e strukturave të vetingut,

Duke ju referuar të dhënave të raporteve të Ministrisë , që do ti vihen në dispozicion komisioneve, gazeta citon se: Numri i prokurorëve të kapur me shkelje është tetëdhjetë, duke aluduar se këta do të jenë të parët që do të preken nga stuhia e vettingut, nëse do të procedohet tamam ashtu siç parashikon ligji. /CityNews





Lajmet e fundit nga