web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Referendumi në Katalonjë/Qeveria kërkon ta ndalë, separatistët pushtojnë qendrat e votimit

1 Tetor 2017, 06:48, Aktualitet CNA

Situatë e tensionuar është krjuar jashtë qendrave të votimit në Katalonjë përpara referendumit të pavarësisë.

Zyrtarët rajonalë thanë se kutitë e votimit ishin gati dhe parashikohet një pjesëmarrje të madhe.

Madridi ka premtuar që të ndalë votimin dhe dhjetëra automjete policore kanë lënë bazën e tyre për tu drejtuar drejt Barcelonës.

Gjatë natës, mijëra mbështetës separatistë pushtuan shkollat që do të përdoreshin si qendra votimi.

Policia thotë se ata do të dëbohen.

Organizatorët e referendumit u kishin kërkuar votuesve që të ngrihen ?të mbrojnë? qendrat e votimit  dhe të presin që votimi të fillojë në orën 09:00. Ata kërkuan rezistencë paqësore ndaj çdo veprimi policor.





Lajmet e fundit nga