web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kufiri i Kosovës me Malin e Zi në rrugë pa krye

1 Tetor 2017, 07:12, Aktualitet CNA

Florim Isufi, anëtar i Komisionit të ri për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi, ka thënë  se tashmë kanë filluar punën edhe zyrtarisht përderisa javën që vjen do ta rrisin edhe më shumë angazhimin.

Ndërsa në Ambasadën e Malit të Zi në Kosovë kanë thënë për ?Zëri.info? se demarkacioni për ta është punë e kryer, porse do të tregohen të durueshëm dhe do të presin që Kosova ta përfundojë këtë çështje brenda një periudhe të arsyeshme.

Komisioni i ri për Shënjimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi, i emëruar nga qeveria ?Haradinaj?, tashmë ka nisur zyrtarisht punën. Kanë bërë të ditur po për gazetën ?Zëri? pjesëtarët e këtij Komisioni, të cilët kanë thënë se javën që vjen do të ketë angazhim edhe më të madh si në punën e kabinetit, ashtu edhe në terren.

Mirëpo, Ambasada e Malit të Zi ka ripërsëritur edhe një herë se çështja e demarkacionit tashmë është punë e kryer.Përkundwr kësaj, ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka kërkuar që demarkacioni të anashkalohet si kusht për liberalizmin e vizave.

Njohësit e procesit të liberalizimit konsiderojnë se Kosova duhet të fokusohet më tepër te luftimi i krimit dhe i korrupsionit (kushti tjetër për viza) sesa të merret me rinegocimin e Marrëveshjes së Demarkacionit., meqë një gjë e tillë merr shumë kohë dhe zvarrit shumë procesin e liberalizmit të vizave…

 





Lajmet e fundit nga