web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama“veting”prefektëve/ Të parët që ikin përfaqësuesit e LSI

1 Tetor 2017, 10:21, Aktualitet CNA

Në kuadër të reformimit të thellë të administaratë së lartë drejtuese kryeministri Edi Rama ka vendosur të përmbysë edhe institucionin e prefektëve, për ti hapur kështu rrugë një mendësie të re drejtuese.

Sakaq strategjia e zëvendësimit të tyre është mbyllur dhe gjithçka pritet ti refrohet Asamblesë së socialistëve, e cila do të mblidhet në datën 07 tetor.

Ndërkohë që burimet zyrtare pranë Kryeministrit e përcjellin konfirmimin e këtij fakti me gojëkyçje, ?sot? raporton se një nga surprizat e Asamblesë së socialistëve do të jetë edhe prezantimi që kryeministri, njëherësh dhe kryetari i PS, Edi Rama, do ti bëj prefektëve të rinj.

Të parët që do të preken nga ?vetingu? Rama dhe do të largohen nga detyra do të jenë prefektët që përfaqësojnë LSI-në e që rezultojnë të jenë më të kompromentuarit me paaftësinë drejtuese. Gjithsesi këtij skalioni të parë do ti bashkëngjiten edhe të tjerë përfaqësues të PS-së.

Burimet thonë se si bazë vlerësimi për ?vetingun? e prefektëve kryeministri Edi Rama ka përdorur të dhënat e raporteve që grupet e punës i kanë paraqitur atij pas përfundimit të kontrolleve. Ku më të anatemuarit dalin të jenë prefektët e prefekturave që nuk kanë arritur objektivat në zgjedhjet e përgjithëshme parlamentare të 21 qershorit./CityNews





Lajmet e fundit nga