web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident tragjik/Humb jetën një grua, tjetra e plagosur rëndë

1 Tetor 2017, 12:36, Aktualitet CNA

Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të fshatit Podgorie, ku ka mbetur një i vdekur dhe një i plagosur rëndë.  Sipas burimeve policore mjeti  tip “NISSAN” me targa NZY7994 ka aksidentuar shtetaset S.Ç, rreth 65 vjeçe dhe B.Xh, rreth 70 vjeçe, banuese në Podgorie, kalimtare në rrugë.

Ndërsa e aksidentuara aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore duke luftuar për jetën në spital. Drejtuesi i mjetit, po shoqërohet në ambjentet e Komisariatit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat e shkaqet e aksidentit. /CityNews





Lajmet e fundit nga