web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rrahu në emision live Milaim Zekën, lirohet deputeti i VETËVENDOSJE-s

1 Tetor 2017, 13:56, Aktualitet CNA

Gjykata e Prishtinës ka vendosur lirimin e deputetit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Frashër Krasniqi pas sherrrit të këtij të fundit me deputetin e partisë ‘Nisma’, Milaim Zeka.

Gjat debatit televiziv në televizionin Klan Kosova, konflikti u acarua tepër pasi Zeka e quajti Krasniqin si: ‘përdhunues, injorant, lopë etj.‘, gjë që bëri që deputeti Frashër Krasniqi ta dhunonte atë fizikisht, ndërkohë që ishin live në emision.

Pas kësaj, ish-gazetari, tashmë deputet i ‘Nismës’, Milaim Zeka, bëri padi në polici ndaj kolegut të tij deputet.

Sot mediat kosovare raportojnë se është liruar me vendim gjykata Frashër Krasniqi.

Në vendimin e gjykatës, thuhet se Frashër Krasniqi duhet të qëndrojë 100 metra larg Milaim Zekës.

“Gjykata Themelore në seancën gjyqësore nuk e ka pranuar kërkesën e prokurorit për caktimin e masës së paraburgimit për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje. Frashëri është liruar nga masa e arrestit të caktuar dy ditë më parë. Prokurori i çështjes ka nxjerrë hetim për zhvillimin hetimeve për Frashër Krasniqin për lëndim të lehtë trupor. Por prokurori po ashtu ka nxjerrë vendim ëpr zhvillimin e hetimeve edhe për Milaim Zekësn për veprën penale të kanosjes ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje”, – ka thënë avokati i Krasniqit, Tomë Gashi. /CityNews





Lajmet e fundit nga