web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandal/Urgjenca e Elbasanit tallet me qytetarët: "Jemi familje jo urgjenca"

1 Tetor 2017, 13:32, Aktualitet CNA

Rrezikohen jetë njerëzish, stafi Urgjencës mbllaçitet duke ngrënë fruta

Një skandal i padëgjuar ndonjëherë, po ndodh prej disa ditësh në Repartin e Urgjencës së Elbasanit. Sipas dhjetra qytetareve mësohet se ?numri Urgjencës 112, mbetet gjithmonë i zënë, edhe pse telefonojnë për raste fatale për jetën, por edhe kur hapet përgjigja nga stafi i saj është ?jemi familje jo Urgjenca?.

Prej disa ditësh prej stafit të papërgjegjshëm të Urgjencës së Elbasanit po rrezikohen jetë njerëzish, jetë të pafajshme fëmijësh dhe të rriturish, që duan ndihmën e parë për aksidentet, dhe problemet stinore. Qytetarët e Elbasanit ankohen sepse nuk arrijnë të flasin me telefonin e Urgjencës 112, ankohen për përgjigjet arrogante dhe gënjeshtrat e trasha që u serviren atyre nga stafi që mbllaçitet duke ngrënë fruta dhe më keq akoma, edhe duke kthyer ndonjë gotë me raki.

Situata ka ardhur duke u degraduar pas ultimatumit të kryeministrit Rama për dorëheqjen e ?butë? të drejtuesve duke përfituar nga mungesa e kontrolleve dhe zbatimit të rregulloreve. Qytetarët e Elbasanit, por edhe të Njësive Administrative të kësaj Bashkie të madhe, e cila përfshin zona të ulëta dhe malore, ankohen sepse nuk gjejnë mundësinë e komunikimit telefonik me Urgjencën e cila ka disa javë që është shkrehur dhe më e keqja së fundi, tallet me hallexhinjtë.

Duke mos ditur ku të ankohen, qytetaret ju drejtuan ?City News?, duke apeluar edhe tek kryeministri Rama dhe zonja ministre e Shëndetsisë për ?tu mbledhur rripat stafit të Urgjencës së Elbasanit, të cilët e kanë kthyer vendin e punës në mehane, duke rrezikuar jetë njerëzish?. /CityNews

 





Lajmet e fundit nga