web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Beteja kundër informalitetit/ Ministri Ahmetaj: Të reflektojmë zbatueshmërin e ligjit

1 Tetor 2017, 14:04, Aktualitet CNA

Një ditë para fillimit të aksionit kundër informalitetit, Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ndau mesazhin e tij për administratën fiskale dhe inspektorët në terren. Ai tha se aksioni anti-informalitet ka në fokus kryesisht korsinë e komunikimit dhe të edukimit të tatimpaguesit dhe të sondimit të zbatueshmërisë së ligjit në sektorë të ndryshëm.

Mes të tjerash Ahmetaj tha se është detyrë e administarëts fiskale që reflektojnë në terren një zbatueshmëri shumë këmbëngulëse të ligjit dhe një modesti maksimale në përqasje me qytetarët dhe sipërmarrjen.

?Ju garantoj që nuk do të tolerohet asnjë sjellje e padenjë, e jashtëligjshme, arrogante, e administratës tatimore, doganore apo inspektoriatit kundrejt tatimpaguesve. Kjo është taksative? ? tha Ministri.

Ahmetaj thirri sot në një takim zyrtarë të lartë të Administratës Tatimore, Doganore dhe Inspektoriatit të punës së bashku me grupet e zbatimit në terren, për të ndarë udhëzimet mbi planin e veprimit dhe mbarëvajtjen e aksionit.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë njoftoi se paralelisht me aksionin kundër informalitetit, do të zhvillohet edhe një tjetër reformë e rëndësishme për deregulimin, në favor të lehtësimit të shërbimeve publike dhe uljes së burokracisë për sipërmarrjen dhe qytetarët./CityNews





Lajmet e fundit nga