web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kush janë pronarët e laboratorit të drogës në Skrapar/Çfarë i bënë fabrikës së këpucëve

12 Prill 2017, 19:10, Aktualitet CNA

Një laborator i sofistikuar droge u zbulua sot nga Policia e Shtetit në Skrapar, ku përpunohej dhe mbillej hashash.

Pas zbulimit, policia bëri me dije se ka vënë në pranga dy pronarët e laboratorit, përkatësisht shtetasit Edlira Lame dhe Muhamed Kadiu.

Edlira Lame, në bashkëpunim me shoferin Muhamed Kadiu, arritën të ndërtojnë laboratorin e drogës më të përparuar ndonjëherë në Shqipëri.

Edlira Lame administronte nje firmë private fasonerie, ku prodhoheshin çanta kartoni për verë dhe raki, ambientet e së cilës duket se i ka përdorur edhe për të përpunuar drogën.

Më herët në ambientet e fabrikës së administruar nga Edlira Lame prodhoheshin edhe bimë medicinale, ndërsa kohët e fundit ajo e kishte kthyer fabrikën në një biznes më fitimprurës siç është edhe përpunimi e prodhimi i kanabisit.

Shtetasit e mësipërm, siç bën me dije edhe policia, në bashkëpunim me njëri-tjetrin në ambientet e fabrikës ushtronin këtë aktivitet të kundraligjshëm.

Ata janë arrestuar, ndërsa tre persona të tjerë, roli i të cilëve nuk dihet ende po ndiqen në gjendje të lirë. Mbi Edlirën dhe bashkëpunëtorin e saj rëndojnë tashmë tre vepra penale:

?Kultivimi i bimëve narkotike?, ?Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit? dhe ?Grupi i strukturuar kriminal?./CityNews





Lajmet e fundit nga