web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kush është "bosi" shqiptar/Qarkulloi 600 mijë euro drogë në Milano

12 Prill 2017, 19:31, Aktualitet CNA

Të tjera detaje kanë dalë në dritë mbi arrestimin e trafikantit shqiptar në Itali, vitin e kaluar. Shqiptari Dritan Tilka, 30 vjeç, qarkulloi rreth 626.351 euro kokainë në Milano, ndërsa u arrestua pas një vëzhgimi të gjatë nga policia.

418 faqet e urdhër-arrestit, firmosur nga gjyqtari Valerio Natale me kërkesë të prokurorit Marcello Tatangelo, shpjegojnë me detaje mënyrën si trafikonte drogën shqiptari në Itali dhe lidhjet e tij me trafikante të tjerë në Milano, si dhe furnizimin me kokainë nga Holanda.

Shqiptari mbante shënim të gjitha veprimet dhe bilancin e tij mbi shitjen e kokainës. Në bllokun që ka sekuestruar policia duken shënimet e tij ku në njërën kolonë shënon shifrën 6180 euro, ndërsa në kolonën tjetër shkruan ?patën ngel?. Marijuanën e shet me 4500 euro kilogrami, ndërsa kokainën me 35 mijë. Shqiptari përdorte edhe identitete të tjera rreme, mes të cilave emra kinezë e indianë.

Në më pak se dy javë, mes hyrjeve e daljeve, ai ka arritur të qarkullojë 626.351 euro. Të gjitha para në dorë. Rrethon shifrat me laps dhe rifreskon edhe fitimin, 23315 euro.

Libri i llogarive është i lidhur me aktet e hetimit të mbyllur dje me 31 arrestime dhe sekuestrimin e 22 kileve kokainë, 39 marijuanë, gjysmë milioni euro në dorë, një pistoletë dhe një automatik të vogël./CityNews





Lajmet e fundit nga