LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Maskë me spinaq për lëkurë të butë

16 Mars 2017, 17:30, Lifestyle CNA

Spinaqi është mjaft i shijshëm kur gatuhet, ndonëse jo të gjithë e konsumojmë me shumë dëshirë. Por  nëse keni probleme me lëkurën, ne mund ta sjellim spinaqin edhe në versionin e një maske, kjo së bashku me një sërë produktesh të tjera. Kur spinaqi bashkëvepron me mjaltin e limonin, ne përfitojmë një maskë të shkëlqyer.

Vitamina C është një nga përbërësit më të rëndësishëm për lëkurën tonë. E bën të butë (sa duhet), të lëmuar dhe rrjedhimisht nuk e lë të rrudhet.

Për maskën na duhen: 3-4 gjethe spinaq, 1 lugë gjelle mjaltë, 1-2 lugë çaj lëng limoni (i fresket), 1 lugë çaj vaj bajame ose ulliri.

Si fillim lani dhe grini hollë gjethet e spinaqit, në vazhdim përziejeni me përbërësit e tjerë derisa të krijohet një masë homogjene. Pastaj përhapeni në fytyrë dhe qafë për rreth 20 minuta. Në fund, shpëlahuni me ujë të ftohtë. Për efekte sa më të mira, përsëriteni 1-2 herë në javë./CityNews

Lajmet e fundit nga