web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U hoq si polic për ti marrë paratë qytetarëve/ Ekstradohet nga Gjermania 46-vjeçari shqiptar

11 Nëntor 2016, 19:50, Aktualitet CNA

Nga specialistët e Interpol Tirana, u krye ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Petrit ÇAKRAJ (CAKRAJ), 46 vjeç, lindur në Tropojë.

Ekstradimi i tij u krye pasi me vendim nr.701-92 datë 08.07.2015, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar masen e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprës penale “Vjedhje me dhunë”, parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 03.07.2015 në aksin rrugor Laç ? Fushë Krujë, shtetasi Petrit Cakraj, i është prezantuar dy shtetasve kosovarë si punonjës policie dhe i ka marrë shtetasit Sh.L, sasinë prej 9200 Euro të cilat i mbanin në çantë. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Ëiesbaden, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.





Lajmet e fundit nga