web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama thirrje Gjykatës Kushtetuese/ Çliro sa më shpejt Ligjin e Vettingut

11 Nëntor 2016, 14:25, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama i kërkon publikisht Gjykatës Kushtetuese të çlirojë sa më parë Ligjin e Vettingut.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë kërkon zhbllokimin e ligjit në fjalë dhe nisjen e zbatimit të tij.

?Shqipëria vend i respektuar për reformat dhe i mirëpritur në tryezën e negociatave për anëtarësim. Gjykata Kushtetuese të çlirojë sa më parë Ligjin për Vetingun e Gjykatësve e Prokurorëve dhe të nisë puna për zbatimin e tij?, shkruan Rama.

Gjykata Kushtetuese e ka dërguar në Komisionin e Venezias ligjin e Vettingut, ndërsa KE e ka venë si një prej kushteve kryesore për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë. /Citynews





Lajmet e fundit nga