web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vazhdimi i koalicionit me PS-në/ Meta: LSI do bëjë zgjedhjet që i interesojnë shqiptarëve

11 Nëntor 2016, 11:30, Aktualitet CNA

Në një dalje para mediave, Meta u shpreh se palët duhet të jenë të përmbajtura për të ruajtur kështu dhe besueshmërinë e politikës së jashtme shqiptare.

?Pas zgjedhjeve në SHBA në vendin tonë, duhet të jemi më të përmbajtur për të ruajtur besueshmërinë e politikës së jashtme të Shqipërisë. Në këtë drejtim të forcojmë më tej partneritetin strategjik me SHBA duke respektuar zgjedhjet që bëhen atje sikurse kanë rënë dakord?, tha Meta.

Sa i përket një vazhdimi të mundshëm të bashkëpunimit PS-LSI, Meta deklaroi: ?Unë besoj se LSI do bëjë gjithmonë zgjedhjet që i interesojnë popullit shqiptar dhe integrimit të Shqipërisë në BE. Besoj se zgjedhja është bërë me kohë që kur është krijuar LSI?.

Kryeparlamentari shtoi se, vendit i duhet më shumë dialog politik dhe shumë konsensus. /Citynews

 





Lajmet e fundit nga