web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Katër nga të plagosurit e Ballshit sillen në Tiranë/ Dy në gjendje të rëndë

11 Nëntor 2016, 07:39, Aktualitet CNA

Burime nga reparti i djegies plastike në QSUT bëjnë me dije se janë sjellë 4 të plagosur nga shpërthimi i uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh.

Sipas spitalit, 2 prej të plagosurve paraqiten në gjendje të qetë, ndërsa 2 të tjerë në gjendje më të rëndë.

Dy prej punëtorëve që janë sjellë në Tiranë janë Kovaç Pasha nga Ballshi dhe Fatos Bushi nga Lalari, ndërsa nuk janë identifikuar dy punetoret e tjere.

Ndërkohë pritet që mjekët do të japin të dhëna më të plota në lidhje me ngjendjen e pacientëve.

Shpërthimi në fjalë ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku si pasojë një person humbi jetën dhe 7 të tjerë u plagosën. /Citynews





Lajmet e fundit nga