web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Efekti" Donald Trump/ 12 gjërat e çuditshme që kanë ndodhur pas zgjedhjes së tij

11 Nëntor 2016, 12:19, Aktualitet CNA

Donald Trump do të ulet në Zyrën Ovale në janar 2017, por zgjedhja e tij si president i SHBA-ve e ka ?trazuar? botën që tani.

Gazeta Panorama sjell 12 gjërat e çuditshme që kanë ndodhur pas zgjedhjes së Trump:

1) Një ministër i lartë i Qeverisë izraelite shpalli idenë e ?zhdukjes? së shtetit palestinez.

Ministri i Arsimit i Izraelit Naftali Bennett, duke cituar manifestin e zgjedhjeve të Trump, shtoi: ?Epoka e shtetit palestinez ka përfunduar?.

2) Gratë muslimane amerikane që veshin hixhabin janë në ankth nga ideja nëse do munden ende të veshin një të tillë.

3) Demonstruesit ndezën zjarre dhe përmbysën makinat në qytetet e mëdha në të gjithë Amerikën.

4) Tregjet globale financiare u çoroditën.

5) Sarah Palin tha se Britania dhe Amerika kanë të përbashkët Brexit dhe Trump.

6) Ish-kreu i KKK, David Duke ka deklaruar mbremjen e fitores se Trump si ?një nga netët më të mrekullueshme të jetës sime?.

7) Aksionet e kompanive të ripërtëritshme të energjisë çoroditen?

8) ? ndërsa aksionet në kompanitë e armëve u rritën duke kapur një rekord të ri më t% lartë

9) Festë e gëzim për elitën politike të Rusisë

10) Uebsajti i emigracionit të Kanadasë ra nga kërkesat e mëdha të amerikanëve që duan të lënë vendin

11) Udhëheqësit e xhihadit përshëndetën fitoren e presidentit të ri amerikan

12) Ministri i jashtëm i Meksikës ka bërë të qartë se nuk do të paguajë për muret që pretendon Trump. /Citynews





Lajmet e fundit nga