web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protestat anti-Trump/ Fox News: I organizon George Soros?

11 Nëntor 2016, 11:59, Aktualitet CNA

Ndërkohë që dhjetra mijëra njerëz kanë marrë rrugët për të protestuar për fitoren e zgjedhjeve presidenciale nga Donald Trump, po ngihen pikëpyetje nëse zemërimi është aq spontan sa reklamohet.

Nga njëri breg në tjetrin, demonstruesit po djegin flamuj dhe portretet e presidentit të zgjedhur duke deklaruar se ata refuzojnë të pranojnë fitoren e Trump.

Por vëzhguesit në internet pretendojnë se, në disa raste, protestuesit janë transportuar me autobusë drejt skenave, një shenjë kjo e koordinimit.

 

 

 

Thashetheme gjithashtu qarkullojnë se grumbullimi i ri i protestuesve anti-Trump u financua nga individë si miliarderi George Soros dhe grupe si MoveOn.org.

Një tjetër teori që qarkullon në mediat sociale është se shumë nga posterat që janë shpërndarë në mitingje të gjithë vendin duken të jenë saktësisht të njëjta, çka tregon së janë printuar dhe shpërndarë nga një grup i organizuar.

?Sapo patëm zgjedhje presidenciale shumë të hapura dhe të suksesshme! Tani, protestues profesionistë, të shtyrë nga media, janë duke protestuar. Shumë e padrejtë!”, shkruante trump në Twitter.

 

Një nga protestat më të zhurmshme ishte ajo në New Orleans ku protestuesit dhunuan monumente duke shkruar me bojë ?Vdekje të bardhëve? dhe ?Fuck Trump?.

 

Në Chicago, disa mijëra njerëz marshuan. Ata u mblodhën jashtë Trump Tower, duke brohoritur ?Jo presidenti im!?.

 

Në Boston, mijëra protestues anti-Trump brohoritën në qendër të qytetit ?Trump një racist,? dhe mbanin pankarta që shkruanin ?Gjykoni Trump? dhe ?Shfuqizoni Kolegjin Zgjedhor”, shkruan Panorama. /Citynews





Lajmet e fundit nga