web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Afera e re e Veliajt/ Përvetëson biznesin e parkingjeve në Tiranë

11 Nëntor 2016, 14:03, Aktualitet CNA

Një aferë tjetër korruptive e Erjon Veliajt është zbuluar. Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka vendosur ti kthejë parkimet në biznesin e tij privat, duke u fshehur pas emrit të një të afërmi të bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë në Bashki, drejtorit të shërbimeve publike.

Kështu pretendon kryetari i këshilltarëve të PD në Bashkinë e kryeqytetit, Leonard Olli, i cili denoncoi sot Erion Veliajn.

Denoncimi i Ollit:

?Për fat të keq saga e korrupsionit sa vjen dhe thellohet në Bashkinë e Tiranës. Tashmë dhe ai akt i turpshëm që u shit me bujë si rregullim dhe menaxhim i trafikut , parkingjet me pagesë të qytetarëve të Tiranës, është vecse një aferë tjetër e madhe korruptive e kryebashkiakut Veliaj. Por tashmë i trembur nga zullumet, grabitjen në tenderin e paisjeve të parkingjeve të Tiranës e ka kryer nëpërmjet motrës së një drejtori të përgjithshëm, bashkëpunëtorit të tij të ngushtë . Askush nuk e beson se hartuesi i këtij projekti për grabitjen e më shumë se 640 milion lekëve, është një drejtor në Bashki. Eshtë vetë zoti Veliaj. Askush  nuk e beson se është e afërmja , motra e këtij drejtori, përkundrazi është vetë Veliaj, sepse kjo është pasojë e keqmenaxhimit të trafikut në Tiranë, kjo është arsyeja e drejtpërdejte e keqmenaxhimit të transportit publik  urban në mënyrë që njerëzit jo vetëm të përdorin autmojetet, në të kundërtën e asaj që thuhet,  por dhe të kenë mundësi të parkojnë, të paguajnë për biznesin e Veliajt. Do të thoja një e ardhur absolutisht, pa asnjë lloj investimi. Tirana duhet të kishte parkingje pa pagesë dhe falas për banorët e vet. Tirana duhet të ofronte mundësi pa fund në një qytet i cili nuk ka krijuar asnjë infrastrukturë për qarkullimin,  por aferat e Veliaj nuk mund ta lejojnë  këtë gjë. Dhe për këtë arsye sot jemi përpara kësaj sage të re korruptive, e cila tenton të mbahet sekret. Për fat të mire, kjo nuk është vetëm dhe thjesht një deklaratë e përfaqësuesve të opozitës. Ky është një investigim I medias ku gjej rastin ta inkurajoj dhe ta përgëzoj për këtë punë dhe për cdo punë tjetër që ka të bëjë me mirëmenaxhimin dhe ruajtjen e  parasë publike së qytetarëve. Kjo është e vërteta e hidhur së administrimit të Tiranës që prej kohës që zoti Velia ka marrë drejtimin. E kemi thënë dhe po e përsërisim, Veliaj është i fundit në transparencë por pa dyshim i pari, kompion në skandalin e abuzimit, dhe vjedhjes së fondeve publike?. /Citynews





Lajmet e fundit nga