web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Incidenti në Shkodër/ Basha: Shteti-bandë i Ramës kërcënoi me armë qytetarët

11 Nëntor 2016, 16:08, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar sot ngjarjen e ndodhur në Shkodër ku nga pamjet e publikuara në media shihej shefi i Krimit Ekonomik në Policinë e Shkodrës duke i treguar pistoletën tregtarëve të duhanit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se shteti-bandë i Ramës grabiti dhe kërcënoi me armë qytetarët. Sipas tij, ligji duhet zbatuar, por kur Edi Rama me bandën e tij është shkelësi më i madh i ligjit në vend, atëherë revolta është zgjidhja.

?Shteti-bandë i Edi Ramës sot në Shkodër, duke grabitur e kërcënuar me armë qytetarët. Ligji është i shenjtë e duhet zbatuar, por kur Edi Rama me bandën e tij është shkelësi më i madh i ligjit në vend, atëherë revolta është zgjidhja. Me popullin nuk luhet. #Shqiperia me mire pa Edi Ramen.?, shkruan Basha





Lajmet e fundit nga