web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çfarë mund të ndodhë në Shqipëri pas fitores së Trump?

11 Nëntor 2016, 15:01, Aktualitet CNA

Shumë analiza dhe qëndrime të kundërta po shprehin çdo ditë analistët dhe mediat në vend për çfarë mund të ndodhë në Shqipëri me ndryshimin e presidentit të SHBA-ve. Ka një situatë ndryshe nga rastet e tjera historike. Kjo për shkak të disa qëndrimeve të nxituara dhe të papërgjegjshme të kryeministrit Rama, të mbajtura publikisht në CNN dhe mediat kombëtare gjatë garës presidenciale në SHBA.

Themi specifik sepse po të kujtojmë dy ndryshimet e gati dy dekadave: ardhjen e Bush dhe ardhjen e Obamas. Politika e SHBA-ve ndaj qeverive shqiptare dhe vendit thjesht dhe vetëm ka qenë më e fortë, më e vëmëndshme dhe më e drejtëpërdrejtë. Nuk ka patur në asnjë rast më pak vëmendje apo qëndrim të saj kundër qeverisë apo kryeministrave në rastin kur në SHBA është ndryshuar presidenti. Kujtojmë Nanon në administratën Bush, Berishën në administratën Bush, Berishën në administratën Obama, Ramën në administratën Obama dhe së shpejti në atë Trump.

Që politika e SHBA-ve është stabile ndaj Shqipërisë dhe ne nuk jemi qendra e botës kjo nuk diskutohet. Ajo që mund të analizohet është fakti se si do sillet administrata e re e SHBA-ve me kryeministrin e një vendi të vogël, i cili ?çmendurisht? shkoi në CNN dhe për tre minuta nuk tha asnjë fjalë për vendin e tij por vetëm shante si i tërbuar një kandidat për president. Ngjarje e pandodhur më parë.

Palët janë të ndara, mbështetësit e Clinton në Tiranë që janë kryesisht njerëz dhe produkte të Fodacionit Soros, të cilët kanë qenë po aq agressivë dhe fyes ndaj kandidatit për president Trump, mendojnë se qëndrimet e kryeministrit nuk do të ndikojnë aspak në marrëdhëniet mes dy vendeve. Disa prej tyre, që janë edhe më pasionantë, mendojnë se Edi Rama mund të bëhet edhe shok me Trump pasi kanë thuajse të njëjtën sjellje.

Nga ana tjetër shumë individë, kryesisht pranë Opozitës, mendojnë se presidentit të ri dhe stafit të tij mund ti serviret videoja e Ramës dhe kjo mund të ndikojë shumë në marrëdhëniet e administrates së SHBA-ve me kryeministrin shqiptar. Disa prej tyre, më pasionantët, mendojnë se ky është një shans për Lulzim Bashën, por harrojnë të thone se edhe ky i fundit është I rrethuar po nga njerëz të Soros dhe fatkeqësisht pak muaj më parë bëri një gabim taktik duke braktisur Konventën e Republikanëve dhe duke vrapuar për te Clinton. Kuptohet i ndihmuar nga Podesta, grupi që bënte fushatën e Clinton dhe që ka qenë gjithmonë pranë administratave demokrate në SHBA.

Pra loja Rama apo Basha më afër Trump është një ekuacion i vështirë për faktin se i pari ka sulmuar dhe i dyti nuk ka mundur dot të dalë mbi interesat e trashëguara nga qeverisja e PD-së që lidheshin me grupin Podesta. Ndoshta Basha është më i lirë dhe lehtësisht më i ?përdorshëm? si alternativë në rast se Trump dhe administrate e tij do të kthenin kokën nga në vend periferik si Shqipëria.

Në finale mund të themi se Basha dhe Rama janë të dy të gatshëm të përdoren dhe keqpërdoren pa limit vetëm që të kenë pushtet apo të jenë partnerë të Trump dhe këtu çdo e panjohur vjen thjesht dhe vetëm se kush do të jetë zgjedhja e administrates Trump për ta patur si partner, i cili mund të jetë sërish Rama që në fakt me qëndrimet e tij ka bërë një autogol në imazhin e tij në raport me SHBA-të. Ndoshta nuk do të ketë kohë që partneri të zgjidhet deri në qershor 2017 kur edhe në Shqipëri jepet verdikti elektoral, çka do të thotë se Basha mund të mbetet prapë aty ku është dhe do ti duhet edhe më shumë kohë që të kthejë pro-vetes vëmëndjen e segmenteve të administratës Trump ndaj tij dhe Partisë Demokratike.

Të panjohurat dhe ekuacioni politik në rastin e marrëdhënieve Trump-Shqipëri kanë vetëm një të ditur, i cili është fakti i deklaruar prej z.Trump dhe administratës së tij: shpartallimi i kleptokratëve të Soros dhe njerëzve në tij në politikë e më gjerë.

Rama dhe Basha do të jenë në garë kush e kush të ikë më larg Soros, kjo si shenjë reflektimi ndaj administratës Trump në SHBA, por sërish përfundimi nuk vendoset prej tyre. Ata japin vetëm shenja. Politika e SHBA ndaj Shqipërisë nuk ndryshon, por ndaj liderëve të saj këtë here mund të ketë qëndrime mjaft të forta. /Citynews

 

 

 





Lajmet e fundit nga