web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Detaje të reja nga vrasja në Vlorë/ 23-vjeçari u vra për një makinë

11 Nëntor 2016, 16:01, Aktualitet CNA

Policia e Vlorës ka zbuluar detaje të reja nga vrasja e ndodhur sot në Vlorë. Burime nga forcat e rendit bëjnë me dije se dyshohet se Fabion Vejzaj u vra me armë zjarri nga bashkëmoshatari i tij Mario Ribaj për një makinë.

Mësohet se autori i vrasjes i kishte shitur një makinë viktimës.  Ky i fundit ishte ankuar se kishte defekt. Viktima Fabion Veizaj ishte në shtëpi kur u telefonua nga 23-vjecari Mario Ribaj. Të dy janë konfliktuar disa metra larg banesës dhe në debat e sipër Ribaj ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të bashkëmoshatarit.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot në fshatin Vranisht të Vlorës në orën 12:30. Viktima 23-vjeçar gjeti vdekjen e menjëhershme pasi plumbat prekën organet jetësore.





Lajmet e fundit nga