web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Klosi: Licensimi i psikologëve, pas rregjistrimit në “Urdhër”

11 Nëntor 2016, 16:36, Aktualitet CNA

Nga Universiteti Aleksandër Xhuvani në Durrës, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë nisi procesin e ngritjes së ? Urdhrit të Psikologut?. Si cdo profesion tjetër, edhe ky profil do të jetë i grupuar dhe rregulluar nën këtë urdhër.  Psikologët  që shërbejnë në sektorin public apo privat, duhet të jenë të rregjistruar nën këtë urdhër për të patur të drejtën e ushtrimit të profesionit.

Ministri I Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, z. Blendi Klosi vuri theksin tek rëndësia dhe nevoja për të patur më shumë të pranishëm në shkolle, kopshte, qëndra, apo në komunitet psikologë dhe punonjës socialë.

Duke cilësuar historike për fushën e shërbimeve, ngritjen e dy urdhërave, atë të psikologut dhe punonjësit socialë, ministri Klosi vuri theksin tek PAKTI KOMBETAR I MIRËQËNIES SOCIALE që MMSR po pregatit dhe do të shpallë brenda pak kohësh. Pakti kombëtar I mirëqënies do të grupojë për herë të parë, nën një paketë të vetme të gjitha shërbimet e ofruara, në nivel qëndror, vendor, të organizatave e donotorëve, të gjithë kontributorëve për të maksimizuar shërbimet për kategoritë vulnerabël.

 Fjala e ministrit Klosi

Falenderoj Rektorin e Universitetit që ka qënë një partner shumë I mirë I Ministrisë së Mirëqenies Sociale për të diskutuar disa tema që për ne janë shumë të rëndësishme. Falenderoj gjithë grupin e punës përfaqësues të nderuar që janë në krahun tonë në këtë tavolinë dhe për punën që kanë bërë.

Falenderoj mbështetjen që ka bërë UNICEF për hartimin e ligjit ?Urdhërin e Psikologeve në Republikën e Shqipërisë?, ligj I cili shënon një nga momentet kyce kthesë në funksionimin e këtij profesioni.

Për Ministrinë e Mirëqenies Sociale është pothuajse në kohë ngritja e një Pakti për Mirëqenie Sociale. E kemi shumë të nevojshme që të gjithë aktorët dhe faktorët të bëhen bashkë që financimet, përkujdesja, shërbimet të kanalizohen të gjitha brënda një pakete të tërë e cila I shërben më shumë qytetarëve. Të kemi mundësinë që debatin për Mirëqenie Sociale, debatin për më shumë shërbime, debatin për punonjësit social, debatin për psikologët, debatin për të pasur një psikolog në familjet që kanë dhunë brënda tyre, debatin për të pasur një psikolog të mirë në shërbimet gjyqësore debatin për shërbimet sociale ne bashkitë dhe komunat tona, debatin aty ku njerëzit jetojnë për më shumë shërbime do duhet që të kthehet në një debat publik, do duhet të kthehet në një debat që I shqetëson të tërë.

Në kuadër të miratimit te disa ligjeve që ministria ka realizuar që janë drejtpërsëdrejti të lidhura me ju si ligji ? Për Përkujdesin Shoqëror? , ligji ?Për Ndërmarrjet Sociale?,  ligji ?Për Nxitjen e Punësimit?, ligje të tjera që kanë të bëjnë me aftësimin dhe profesionin , vijnë dhe dy ligje të rëndësishmeligji ?Për Urdhërin e Psikologeve në Republikën e Shqipërisë?dhe ligji ?Për Urdhërin e Punonjësve Social?.

Po I ndërtojmë të dyja këto urdhra paralelisht pasi e ndjejmë që gjithë përpjekja jonë ka shumë nevoj për psikolog të kualifikuar, e gjithë përpjekja jonë ka nevoj për psikolog të licensuar. Komunitetet tona duhet të njohin dhe vlerësojnë profesionin, njohin dhe vlerësojnë aftësine tuaj, të njohin dhe vlerësojnë urdhrin tuaj, një urdhër I cili do të siguroj një vokacion më të madh të psikologëve, të punonjësve social në vendin tonë.

Shprehem shumë besim plotë që votimet që do të zhvillohen mbas pak kohësh të kenë mundësinë që të ngrëne një urdhër të vërtetë, të jetë një moment ku të gjithë psikologët e Shqipërisë të gjejnë veten. Kemi nevoj imediate për të standartizuar figurat profesionale që shërbejnë në fushën e shërbimit social domosdoshmërinë për të përcaktuar rregulla të qarta për psikologun, domosdoshmëri për të pasur psikologë dhe punonjës social të standartizuar.

Domosdoshmëria për të garantuar standarte te larta në shërbimet psikologjike, profesionale dhe sociale nga psikolog të certifikuar citoj përsëri vjen nga nevoja për të pasur shërbime më të mira për qytetarët, vjen nga nevoja për ti shërbyer atyre në cdo moment, vjen nga nevoja e një jete gjithnjë e më shumë agresive, një jetë ku standartet e jetesës vijnë nga profesioni.

Rrjeti I psikologëve që u ngrit për këtë qëllim me kontributin e me shumë se 150 psikologëve e shumë shoqatave është në treguesin  e interesit të përfshirjes në këtë proces të të gjithë këtij komuniteti profesionistësh. Unë në karrierën time parlamentare kam ndjerë që ky ligj ka pasur shumë e shumë kontributë. Për këtë realisht do duhet t?ju falenderoja të gjithëve, edhe ata që kanë qënë kundër qëndrimeve të ministrisë edhe ata që deri në momentin e fundit kërkuan që ligji të kishte disa ndryshimë për të cilat unë mbroj dhe mendoj që kemi bërë mirë që kemi bërë një ligj gjithpërfshirës dhe një urdhër psikologu që do duhet të mbledhi të gjithë ata që duhet të japin kontributet në këtë fushë.

Do duhet të përmëndim faktin që ky është një profesion I ri, një profesion që ka filluar të njihet prej vitesh në Shqipëri por të diplomuarit e parë kanë dale në vitin 2000. Që nga ajo kohë kemi një numër të konsiderueshëm psikologësh në universitet të ndryshme të vendit. Të gjithë këta psikolog e kanë shumë të nevojshme që në gjithë këtë konkurencë në treg të kuptojnë sesa I rëndësishëm është profesioni I tyre.  Ky urdhër do të ketë mbi vete edhe detyrën e madhe të trajnimit të vazhdueshëm të gjithë psikologëve të vendit.

Me fuqinë që më jep ligji unë si ministër I Mirëqenies Sociale nis nga sot dhe sigurisht nxis këtë proces të gjatë dhe të plotë të reformës dhe brënda strukturës menaxheriale të këtij grupi profesionistësh që nis sot me Urdhrin e Psikologut dhe vazhdon me Bordin e Psikologut. Mendoj që është një moment që realisht do duhet parë me shumë vëmëndje në gjithë Shqipërinë. Nga kjo sallë të filloj një proces komunikimi me të gjithë ata që e kanë diplomën e psikologut, nga kjo sallë do duhet që ne të bëjmë një propagandë të madhe për rëndësinë e urdhrit, vlerën e psikologut.

Ju uroj shumë sukses grupit të punës në vazhdimine këtij procesi që ka ndërmarrë për ta cuar zërin kudo ku ka psikolog, kudo ku ka një njëri I cili kërkon të jetoj me këtë profesion kaq të nderuar dhe që nga ky moment deri në procesin e zgjedhjeve Ministria e Mirëqenies Sociale, drejtoria përkatëse, stafi I ministrisë do të jetë I gjithi në shërbim që procesi të jetë transparent, gjithpërfshirës dhe një proces që do ti garantoj urdhrit një jetëgjatësi sa me të madhe.

Ju faleminderit!

 





Lajmet e fundit nga