Protestuesit te selitë e partive/ Vrenozi: Veprim antishqiptar, PD dhe PS nuk u prekën as në '97
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një reagim në li...
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një reagim në li...
A.A. la të zgjedhurën e tij se nuk ishte e virgjër. Vajza të fshatit detyrohen të ?rivirgjërohen? për të kaluar provimin e natës së martesës. Deri kur do të vazhdojë shoqëria shqiptare të ushqejë vetë gënjeshtrën?
O tempora o mores? Nga njëra anë vajza të reja që nxjerrin në ankand virgjërinë për të fituar sa më shumë para nga ofruesit meshkuj, – nga ana tjetër traum e trishtim të atyre vajzave që e kanë humbur virgjërinë e i tremben beqarisë së përjetshme apo dhunës familjare. Nga njëra anë firma si Virginia Care që e ?restaurojnë” virgjërinë për 60 euro në formën e një membrane artificiale, thjesht sa për t?u lumturuar burrat që duan të ngrenë flamurin në tokën e pashkelur, – nga ana tjetër burra që ndajnë bashkëshorten, pas natës së parë, sepse në ?ar?af, për dreq, nuk u shfaq asnjë njollë gjaku.
Para pak ditësh, një djalë shqiptar, A.A e ndërmori këtë hap, pasi vajza e përzgjedhur për grua nuk ishte e virgjër. Ai ndjehej i mashtruar! Nëse vajza do të kërkonte falje, mund të kishte shans ribashkimi, sipas A.A. Një dramë e re shqiptare me fund të paditur, sepse djali tani kërcënohet me gjakmarrje nga familja e vajzës, që ndjehet e damkosur me njollën e turpit. Ndërsa vajza? Për atë nuk është thënë publikisht asgjë. E kjo heshtje flet më shumë! Nëse nuk është dhunuar për turpin që i solli familjes, ajo ndoshta qan me orë e mbyllur në katër muret fatin e saj të keq.
Shoqëria shqiptare ka shumë halle, debati publik ka emergjenca të tjera, e jo virgjërinë e vajzave, megjithatë kjo tabu e rrënjosur pashkulmërisht në vetëdijen e burrit shqiptar është ende burim dramash të reja e të vjetra, sidomos në zonat rurale. Sigurisht ?do djalë ka të drejtë të zgjedhë vajzën që dëshiron, edhe dëshira për t’u martuar me një vajzë, që nuk ka pasur marrëdhënie seksuale më parë, nuk është krim. Sigurisht ?do vajzë ka të drejtë të qëndrojë e virgjër, nëse dëshiron që ta fillojë jetën seksuale me jetën martesore. Madje edhe në SHBA një tendencë e tillë nuk është aq e rrallë, si tek djemtë, ashtu edhe vajzat. Lëvizja ?True Love Waits” e propagandoi që në vitet 90-të, askezën para martese, në emër të një dashurie më të madhe pas kurorëzimit.
Vajza si qelqi
Deri këtu jemi në zonën e gjelbër të tolerancës, deri këtu e tolerojnë njëri-tjetrin si ithtarët e virgjërisë, ata që e varin martesën nga njolla e gjakut në ?ar?afë, ashtu edhe ata që e shohin himenin virgjëror, më shumë si pjesë të anatomisë së femrës, si apandesiti, e jo si kusht absolut për jetën në ?ift. Hendeku mes dy botëve thellohet kur ithtarët e virgjërisë, – sigurisht ndër ta duhet të gjendet vetëm gjinia mashkullore – i lejojnë djalit lirinë e jetës seksuale, vetëm sepse është djalë, ndërsa vajzës, jo vetëm ia mohojnë atë, por e sanksionojnë me epitetet ?e ?nderuar”, ?e përdalë”, ?e përdorur”, si një mall që tani nuk ia vlen të blihet, se është ?second hand”, nëse ajo ka guxuar të sfidojë këtë rregullore të pashkruar.
?Kujdes! Vajza është si qelqi, po u thye nuk ngjitet më!” ?Kujdes! Vajza është si qelqi, po u thye nuk ngjitet më!” Këtë refren të përditshëm të rinisë sime, unë ende nuk e kam harruar, një refren që nganjëherë ka përcaktuar jetën ose vdekjen në shoqërinë shqiptare. E në vitet e pritjes derisa të ?zgjidhesha”, nuk duhej të shkelja në dërrastë të kalbur, ndryshe nuk e plotësoja listën e kërkuar për martesë, ku virgjëria renditej e para në listë. Sa herë që më thyhen qelqe, ende edhe sot më duhet të mendoj për virgjërinë, për mitizimin që e ka shoqëruar atë në shekuj. Sa herë i gjen të përgjëruar burrat e letrave për virgjëreshat e dëlira, ato janë burim frymëzimi i përhershëm poezish. Por nëse në antikitet, perëndeshat si Artemis dhe Athinaja konsideroheshin virgjëresha, kjo lidhej më shumë me rininë e përjetshme të tyre, se sa me paprekshmërinë. Glorifikimi i Virgjëreshës Marie në fenë e krishterë dhe i virgjërisë si shenjë e dashurisë që i jepet vetëm Zotit, e ktheu paprekshmërinë në një virtyt për femrën, në një standard të patjetërsueshëm për shekuj. Edhe në Islam e gjejmë mitizimin e virgjërisë, edhe aty vajzës i ndalohet seksi para martese.
Një mit që ka shkruar historinë shekullore të superioritetit mashkullor, i cili i kishte dhënë vetes edhe shpatën për ndëshkim edhe lapsin për të skicuar rolin e femrës, ndërsa femrave pa asgjë në duar, vetëm me fëmijën në gji, nuk u mbetej ve? nënshtrimi e përmbushja e rolit të paracaktuar në mënyrë shembullore. Kushedi sa lotë, sa tragjedi, sa zemra të thyera, jetë të ?uara në vetmi janë mbuluar nga pluhuri i harresës në shekuj vetëm për një cipë virgjërie! Kushedi sa lotë derdhen ende sot!
Zgjidhja e gënjeshtërt
Po ku ka një problem, si? dihet, kërkohet edhe zgjidhja, e pse të mos e kërkojnë një rrugëdalje edhe femrat që duan ta heqin qafe këtë pengesë që u pret rrugën e bashkëshortësisë, sipas motos: më mirë një gënjeshtër për një virgjëri që vlen vetëm një natë, se një jetë e ?uar në hidhërim.
Ka kaq vite që një pazar i heshtur bëhet nëpër klinikat shqiptare. Një pazar që sjell më shumë fitime në muajt e verës, kur kthehen djem të rinj emigrantë që duan të martohen me vajza shqiptare, virgjëresha të denja për të mos e lënë të vdesë traditën. Rivirgjërimi ose si? njihet në popull, ?qepja” është një operacion i vogël që kushton pak krahasuar me ?fitimin” e e madh që kanë këto vajza për një jetë të siguruar. E në një shoqëri, ku emancipimi njihet më shumë si koncept i komunizmit që nxorri gruan në punë, dhe jo si pavarësim e pjekuri e vullnetit të lirë, ku sot ai shpesh thjeshtëzohet me lirinë e veshjes së minifundeve, femrat nuk gjejnë rrugën e protestës për t’u ?liruar nga një traditë që i viktimizon, por zgjedhin finokërinë femërore, duke i vënë meshkujve, sipas kokës edhe festen.
Megjithë debatet shoqërore për virgjërinë e femrës që nuk i përshtatet kohës sot, shumë meshkuj shqiptarë nuk e kapërcejnë dot kufirin që ka vendosur tradita shekullore. Një kufi që është vendosur në familje herët në fëmijëri, që është forcuar në biseda shokësh për nusen e paprekur, që është ?imentuar nga fjalët e nënave pëshpëritëse se nusen e duan të virgjër, duke harruar vajzërinë e vet, një kufi që është lëkundur në kohët e reja, sepse si? më tha një i afërm imi ?të virgjërat mund t’i gjesh tani vetëm në 9-vje?are”, por prapë reziston, nuk është fshirë. Megjithatë kush kërkon gjen! Edhe këta djem gjejnë virgjëresha duke përmbushur kështu ëndrrën e tyre, pavarësisht nëse virgjëria mund të jetë ?e restauruar” nga mjeku, rëndësi ka gjaku, rëndësi ka që në opinion të thuhet se vajza u gjend e virgjër.
O tempora o mores! Të martuarit me ri-virgjëreshë bëjnë mirë të mos zgjohen kurrë nga ëndrra, ka shumë gënjeshtra të ëmbla që na e rregullojnë jetën, kjo dihet. Por djemtë e rinj duhet të vendosin një ditë: Ose të mos e mitizojnë virgjërinë si kusht për dinjitetin e vajzës që duan, ose të vazhdojnë të mbajnë gjallë moralin ?e qepur” të shoqërisë shqiptare?. ata e dinë shumë më mirë se kushdo tjetër, kur vajzat e dashuruara i bëjnë zemrat e tyre të rrahin aq shpejt, se dashurinë mes të rinjve deri më sot nuk e ka ndalur kush./DW
Nga Specialistët e Interpol Tirana është kryer ekstradimi ng...
Policia e Lezhës ka arrestuar shtetasin e shpallur në kërkim...
Ky shkrim i ish-kryeministrit Sali Berisha daton në 23 mars ...
Njësia e antiterrorist pranë Ushtrisë Izraelit ka dhënë alar...
Koordinatori kombëtar për luftën ndaj ekstremizmit, Agron So...
Nga Universiteti Aleksandër Xhuvani në Durrës, Ministria e M...
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, priti në një takim kortez...
Autostrada Elbasan-Tiranë është bllokuar për mjetet e transp...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar s...
Policia e Vlorës ka zbuluar detaje të reja nga vrasja e ndod...
*Elvi FUNDONjë rast për të cilin ndoshta duhet heshtur sepse...
Shumë analiza dhe qëndrime të kundërta po shprehin çdo ditë ...
Kryeministri Edi Rama i kërkon publikisht Gjykatës Kushtetue...
Policia Rrugore e Bulqizës ka arrestuar në flagrancë shtetas...
Partia Demokratike dega Shkodër ka reaguar përmjes një dekla...
Një aferë tjetër korruptive e Erjon Veliajt është zbuluar. K...
Nuk e di a eshte kjo policiaqeduam e qe kishit ju ne mendje ...
Është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare akademiku dhe hist...
Ai u nis. Vuri këmbën në avion dhe fluturoi drejt New Yorkut...
Kryetari i PD-së Lulzim Basha i ka nisur një letër president...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...