web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Buxheti 2017/ Më shumë para për ish-pronarët, fondi i ish-të përndjekurve nuk ndryshon

2 Nëntor 2016, 13:56, Aktualitet CNA

Më shumë para për vitin 2017 do të ketë për shtresën e ish-pronarëve, ndërsa fondi i buxhetit për shtresën e ish-të përndjekurve do të mbetet i pandryshuar.

Për kompensimin e ish-pronarëve fondi do të rritet 2 milionë dollarë. Sipas të dhënave, për kompensimin e ish- pronarëve do të përdoren 3,8 miliardë lekë apo 38 milionë dollarë, nga 3,6 miliardë lekë apo 36 milionë dollarë që është aktualisht fondi.

Rritje parashikohet të ketë edhe fondi për shpronësimin e ish- pronarëve mbi pronat e të cilëve janë ngritur ndërtimet pa leje.

Për shpronësimin e tyre do të përdoren të ardhurat e legalizimeve që parashikohen me rritje. Në 2017-n ato do të jenë 2 miliardë lekë, nga 1,6 miliardë lekë që janë aktualisht. Pra, një rritje prej 400 milionë lekësh.

Për kompensimin e shtresës së ish-të përndjekurve nuk do të ketë rritje fondi. Edhe në këtë buxhet qeveria parashikon të përdorë të njëjtën fond, në vlerën e 2 miliardë lekëve. /Citynews

 





Lajmet e fundit nga