web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Marrëveshja me FMN-në/ Ahmetaj: Në vitin 2017 rritja ekonomike do të jetë 3,8%

2 Nëntor 2016, 13:42, Aktualitet CNA

Në përmbyllje të bisedimeve dhe arritjes së marrëveshjes në kuadër të rishikimit të programit të qeverisë shqiptare me Fondin Monetar Ndërkombëtar, ministri i Financave Arben Ahmetaj është shprehur se,  ?jemi në të tretin vit radhazi që kemi përshpejtim të rritjes ekonomike dhe ajo çka është edhe më e rëndësishme, është se bashkërisht parashikojmë përshpejtim të rritjes edhe në vitin 2017 (nga 3.4% për 2016 në 3.8%) dhe duke kaluar pragun e 4% në horizontin afatmesëm?.

Sipas kryefinancerit të vendit, ?ne mbetemi të angazhuar për të përmirësuar perfomancën e financave publike; për rigjallërimin e ekonomisë dhe për të vazhduar implementimin e reformave strukturore. Sigurisht kemi sfida të rëndësishme përpara në një vit elektoral dhe të reformës të sistemit të drejtësisë, por ky program bashkëpunimi e ka vendosur ekonominë e vendit mbi themele të shëndetshme që garantojnë vazhdimin e rrugës në drejtim pozitiv?.

Fjala e plotë e ministrit Arben Ahmetaj:

Dua të ndaj me ju kënaqësinë që sot përmbyllim me sukses negociatat me Fondin Monetar Ndërkombëtar në kuadër të misionit të radhës të programit dhe që kemi arritur dakordësimin me Misionin në nivel teknik.

Falenderoj misionin për bashkëpunimin e frytshëm dhe debatet konstruktive që na mundësuan arritjen e një dakordësie, duke krijuar tashmë një paketë buxhetore tejet optimale për zhvillimin e ekonomisë së vendit.

Jemi në të tretin vit radhazi që kemi përshpejtim të rritjes ekonomike dhe ajo çka është edhe më e rëndësishme, është se bashkërisht parashikojmë përshpejtim të rritjes edhe në vitin 2017 (nga 3.4% për 2016 në 3.8%) dhe duke kaluar pragun e 4% në horizontin afatmesëm. Rritja ekonomike mbështetet tek kërkesa e brendshme si dhe Investimet e huaja të drejtpërdrejta (veçanërisht në sektorin e energjisë).  Rigjallërimi i rritjes ekonomike do të ndikojë dhe në rënien e mëtejshme të papunësisë që ka dhënë shenja pozitive që vitin e kaluar.

Shtimi i investimeve të huaja të drejtpërdrejta, stabilizimi i rritjes së partnerëve tanë kryesorë tregtarë, dhe reformat strukturore (edhe në kuadër të integrimit Evropian) do të jenë shtytësit kryesor të rritjes ekonomike të vendit edhe për periudhën afatmesme.

Programi ynë me FMN ka arritur objektiva të rëndësishme për të përmirësuar dukshëm ekuilibrat makroekonomike, si dhe ka siguruar premisat për një rritje të qëndrueshme dhe tërheqje investimesh të huaja duke rritur besimin në ekonominë shqiptare.

Ndër arritjet më kryesore gjatë periudhës të programit do të përmendja:

(i)   Konsolidimi i qëndrueshëm fiskal, ku prej tre vitesh është zbatuar një politikë e kujdesshme që këtë vit dhe në 2017 do të rezultoi në një ulje të nivelin e borxhi publik me rreth 3%, duke absorbuar dhe korrektime dhe rreziqe të rëndësishme si pagesa e detyrimeve të prapambetura dhe reformave që nga energjia te drejtësia.

(ii)  Janë marrë një sërë masash legjislative konkrete për stabilizimin e sektorit financiar, duke siguruar rritur ndjeshëm kapacitetet e autoriteteve rregullatorë për të garantuar qëndrueshmërinë e këtij sektori jetik të ekonomisë.

(iii) Rimëkëmbja e rritjes ekonomike është bazuar mbi një numër të madh reformash strukturore në sektorë kyç si: energjia, pensionet, menaxhimi i financave publike, territoriale. Qeveria mbetet e angazhuar për avancimin e mëtejshëm të axhendës së reformave dhe në përmirësimin e vazhdueshëm të tyre.

(iv) Këto reforma kanë krijuar mundësinë dhe për një rritje të pagave dhe pensioneve duke ruajtur prirjet pozitive të ekuilibrave makro-fiskal.

Gjatë tre viteve të fundit programi me FMN ka qenë një referencë e rëndësishme për të gjithë programin qeveritar dhe sidomos për reformat në fushën e financave publike, të cilat ishin tejet të rëndësishme si për aspiratat integruese të vendit, ashtu edhe për modelin tonë të rritjes ekonomike. Në bazë të këtyre reformave krijimi i detyrimeve të reja të prapambetura është vënë nën kontroll. Në bashkëpunim ne kemi eliminuar dhe pengesa të tjera të rëndësishme për zhvillimin e vendit, dhe sot jemi duke zbatuar politika që po japin impaktin e tyre në shërbim të qytetarëve shqiptarë.

Në vazhdën e këtyre ndryshimeve të rëndësishme të viteve të fundit, Buxheti 2017 do të jetë një buxhet i financimit të reformave të rëndësishme strukturore, i kontrollit të hollësishëm të investimeve dhe produkteve për çdo sektor, duke u siguruar që këto të kenë një shtysë sa më pozitive për ekonominë dhe për qytetarët. Në ditët në vijim do të kemi një takim specifik mbi Buxhetin. Megjithatë mund t?ju them që Buxheti do të jetë në vijat e programit, me një deficit të përgjithshëm 2% të PBB dhe balancë primare pozitive, me mbështetje për sektorët kryesorë të rritjes ekonomike dhe balancë primare pozitive.

Ne mbetemi të angazhuar për të përmirësuar perfomancën e financave publike; për rigjallërimin e ekonomisë dhe për të vazhduar implementimin e reformave strukturore. Sigurisht kemi sfida të rëndësishme përpara në një vit elektoral dhe të reformës të sistemit të drejtësisë, por ky program bashkëpunimi e ka vendosur ekonominë e vendit mbi themele të shëndetshme që garantojnë vazhdimin e rrugës në drejtim pozitiv.

Do ishte normale të takoheshim në Parlament dhe të gjitha grupet të flisnin me seriozitet për atë që ka kaluar. Grupi i Partisë Socialiste dhe Qeveria e Aleancës të flase për ato që ka premtuar dhe grupi tjetër apo grupet e tjera, të flasin për ato që ne premtuam dhe ndoshta nuk i kemi bere akoma, në favor të zgjedhësve të tyre, dhe sigurisht jo të devijojnë, për të mos thënë degjenerojnë, debatin në vulgaritete që në fakt janë të regjistruara në vite nga ana e ju të djathtëve.

 

Unë me kënaqësi i kthehem post-faktum të gjithë historisë ekonomike të Aleancës dhe është një ditë e rëndësishme për të pranuar ato suksese, për të përmendur ato premtime dhe patjetër, për të ndaluar edhe tek ato probleme që ka ekonomia e Shqipërisë, e përkthyer me ekonominë rajonale dhe ekonominë globale. /Citynews





Lajmet e fundit nga