web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Firmoset rendi i ditës për seancën e nesërme/ Mungon dekreti i presidentit për Ligjin e Mbetjeve

2 Nëntor 2016, 13:33, Aktualitet CNA

Dekreti i presidentit Bujar Nishani për të kthyer në Kuvend ligjin e importit të mbetjeve nuk do të shqyrtohet në seancën e nesërme parlamentare.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka firmosur rendin e ditës dhe në listë mungon Ligji i Mbetjeve.

Brenda mazhorancës nuk ka ende një qëndrim të përbashkët për dekretin e presidentit Nishani, ndërsa shoqëria civile vazhdon ta kundërshtojë ligjin.

Rendi i ditës

1- Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 27.10.2016.

2 – Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend.

3 – Projektligj ?Për disa ndryshime në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, ?Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë?, të ndryshuar.

4 – Projektligj ?Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr. 9920, date 19.5.2008 ?Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë?, të ndryshuar.

5 – Njoftimi/miratimi i projektkalendarit 3 javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 7?25 nëntor 2016.

6 – Për votim: Projektligj ?Për disa shtesa në ligjin nr.7850, datë 29.7.1994, ?Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë?, të ndryshuar?. Projektligj ?Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8116, date 29.3.1996, ?Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë?, të ndryshuar?. Projektligji ?Për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë në Republikën e Shqipërisë?.

7 – Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. /Citynews





Lajmet e fundit nga