web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqipëria e dyta në Europë për vrasjet/ Rama dhe Tahiri i pjestojnë me 2,5 herë shifrat

2 Nëntor 2016, 11:27, Aktualitet CNA

Ish kryeministri Sali Berisha, duke cituar raportin e ?Small Arms Survey?, akuzon qeverinë për shtim të numrit të vrasjeve.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama dhe ministri i brendshëm Saimir Tahiri i përpjestojnë me 2.5 vrasjet e ndodhura në vend, raporton Citynews.al.

Postimi i Sali Berishës:

?Nje rekord tjeter i zi i Edvin Shullazit.

Shqiperia ngjitet ne kupolen e Europes per vrasjet!

Te dashur miq, sipas raportit “Small Arms Survey”, Shqiperia renditet e dyta ne Europe per vrasjet. Nderkohe qe Rama dhe Saje qorri pjestojne me 2.5 here shifrat e vrasjeve.

Keshtu nga 138 vrasje vitin e kaluar deklaruan se kishte gjithsej 56 vrasje. Kjo deshmon per nje perkeqesim te madh te sigurise dhe revans te papermbajtur te krimit ne Shqiperi. Rikujtoj ketu se vendi yne renditej nen mesataren e vendeve te BE per vrasjet?. /Citynews





Lajmet e fundit nga