web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Duka i mbyll derën Partisë Socialiste

2 Nëntor 2016, 11:19, Aktualitet CNA

Pas takimit me shoqërinë civile për Ligjin e Mbetjeve, kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka, ka rikonfirmuar koalicionin me Partinë Demokratike dhe i ka mbyllur derën Partisë Socialiste.

?Ne jemi në koalicion me popullin dhe PD-në. Nuk ka asnjë hapësirë për bashkëpunim me PS-në?, është shprehur Duka, raporton Citynews.al.

Të njëjtën gjë kreu i PAA-së e konfirmoi edhe dje në një prononcim për Citynews.al, ku komentoi edhe kafenë me kryeministrin Rama duke e cilësuar si të rastësishme dhe bashkëbisedim normal mes dy politikanësh. Ai gjithashtu konfirmoi lajmet ekskluzive të Citynews.al për ftesën ndaj Vladimir Kostës dhe angazhimin e Shpëtim Gjikës në PAA. /Citynews

 

 





Lajmet e fundit nga