Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Durrësi mund të konsiderohet pa frikë dega më e madhe e Partisë Demokratike në vend, meqë Tirana është ndarë në minidegë. Dhe si e tillë, dega e Durrësit meriton vëmendjen e drejtuesve të saj kryesorë.
Por nuk po ndodh kështu.
Ironia e fatit ka do kohë që e ndjek këtë degë.
Ne, që aderojmë këtu dhe kemi dhënë kontributin tonë disavjeçar, plot mund e djersë, po anashkalohemi në mënyrë të përsëritur. Sinjalet e para erdhën me përzgjedhjen e kandidatëve për kreun e Bashkisë së Durrësit. Në çdo grup-seksion u propozuan disa kandidatë dhe, nga propozimi ynë si strukturë, nuk u diskutua dhe as u përzgjodh ndonjë kandidat.
Në fakt, nuk ishte një problem i izoluar. Baza e PD-së në Durrës nuk u pyet fare. Derisa erdhi emri i kandidates Grida Duma, një emër i njohur, plot integritet dhe mjaft përfaqësuese e denjë, por që rezultoi figurë humbëse. Humbëse për shumë arsye. Për shkak të brendshëm, sepse qendra nuk e pyeti bazën, dhe për shkaqe të jashtme, si blerja votive, presioni ndaj votuesve, përfshirja e segmenteve kriminalë, shtimi artificial i listave të votuesve, falsifikimi i kartave te identitetit etj.
Megjithatë, pavarësisht se në bazën tonë mbërriti një kandidaturë nga qendra, e pakonsultuar me strukturat vendore partiake, përsëri ne vijuam fushatën në mënyrë të përgjegjshme, duke investuar jo vetëm në vlera monetare, por dhe me burime njerëzore e gjithçka tjetër për të arritur fitore në Durrësin e drejtuar nga kryebashkiaku i lodhur socialist, Vangjush Dako. Gjithçka rezultoi e kotë. Ne kapitulluam përballë makinerisë rilindase.
Pa u harruar ende ky kapitullim dhe pa mësuar ende nga gabimet e kryera, filluan të shfaqeshin problemet e para. Dhe ja ku erdhi lista e kandiatëve për Këshillin Bashkiak. Lëmsh. U desh ndërhyrja e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së për të vendosur pikat mbi ?i?. Në listë nuk kishte përfaqësim real të grup-seksioneve përkatëse që përbëjnë degën. Por, përsëri, edhe pse nuk u pyetëm dhe nuk u përfaqësuam siç duhej, vijuam betejën tonë për sukses dhe fitore.
Le t?i kthehemi argumentit kryesor, degës më të madhe të PD-së në vend. Si funksionon ajo?
Nuk funksionon aspak dhe është jashtë misionit të të bërit opozitë. Kjo është lehtësisht e dukeshme. Dhe po kaq lehtësisht e verifikueshme. Ata që ideuan shkrirjen e degës, sot po ideojnë të zgjedhin personin tyre në krye të degës, sepse u intereson deputetllëku më shumë se ardhja në pushtet. Nuk duan t?i shikojnë problemet në sy. Sot, problemi kryesor që kanë demokratët e ndershëm në Durrës është papunësia, por dhe mungesa frymës. Nuk ka frymë.
Në protestën e fundit që organizoi kreu i PD-së, Lulzim Basha, ne, demokratët e Durrësit dërguam drejt Tiranës 37 autobusë, pa llogaritur dhjetëra makina të vogla. A jemi sot në gjendje ne të organizohemi si më parë, për të shembur pushtetin e krimit? Kur dega nuk ka as kryetar dhe as kryesi?! Kur mungon fryma?
Absolutisht duhet të ndërhyjë kryetari Basha, i cili duhet t?i refuzojë materialet e kompozuara nga ata që merren vetëm me intriga dhe lojëra të pista, në kurriz të militantëve dhe mbështetesve të ndershëm të PD-së në Durrës.
Sepse ne mendojmë që, kreu i degës sonë duhet të jetë person me integritet; që ka dhënë prova si administrues i aftë; figurë e pastër e gjirit tonë dhe jo i ec e jak-eve të disave, që e kanë lënë në baltë partinë, jo një herë, në momentet e saj më të vështira.
Me shpresë dhe bindje që do të bëhet më e mira për ne, demokratët e Durrësit. /Citynews
Prej disa ditësh ka një debat midis Tiranës zyrtare, Athinës...
Kandidatët që pretendojnë postin e Kryetarit të KQZ-së presi...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Bëhet me dije se nj...
Ditën e djeshme efektivët e Drejtorisë së Policisë Lezhë, në...
Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Ve...
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Polici...
Një prej shteteve më të pasura dhe sociale në botë, Kanadaja...
Komisariati i Policisë Nr 4, në bashkëpunim me Komisariatin ...
Plagoset një person për motive hakmarrjeje. Ngjarja ka ndodh...
Dy krerët e mazhorancës, kryeministri Edi Rama dhe kryeparla...
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policis...
Policia e Pogradecit ka nisur procedimin penal si edhe bënë ...
Ditën e djeshme Policia e Lezhës është njoftuar se në fshati...
Ditën e djeshme Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narko...
Një doganier dhe një qytetar nga Kosova janë arrestuar në pi...
Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki ÇAKO, k...
Disa zona të Tiranës vazhdojnë të jenë pa energji elektrike,...
Ministri i Shëndetësisë, ministri i Shëndëtësisë Ilir Beqaj ...
I ndodh dhe nje qyteti ultramodern, shume te paster si Tiran...
Dy djem, 25 dhe 23 vjeç, u dënuan me burg nga Gjykata e Tira...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...