web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ftesa e PD-së për LSI-në/Reagon Taulant Balla

2 Nëntor 2016, 11:34, Aktualitet CNA

Një ditë pasi Partia Demokratike e ftoi haptazi LSI-në për bashkëpunim në zgjedhjet e 2017-ës, nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla thotë se, nuk i merr në konsideratë propozime të tilla.
Sipas tij, Aleanca për Shqipërinë Europiane do të vazhdojë edhe për një tjetër mandat qeverisës.

?Nuk doja kurrsesi të merrja në konsideratë propozime të tilla, e kemi thënë shumë qartë se ne duam ta vazhdojmë Aleancën tonë për Shqipërinë Europiane. Kemi hyrë në një proçes bashkëqeverisjeje në 2013-ën dhe jemi të gatshëm që në interes të qytetarëve shqiptarë këtë aleancë ta vazhdojmë edhe në zgjedhjet e 2017-ëa. Aleanca për Shqipërinë Europiane do të vazhdojë?, tha Balla.

I pyetur nga gazetarët lidhur me një bashkëpunim të mundshëm me LIBRA-n e Ben Blushit, nënkryetari i Grupit Parlamentar socialist është përgjigjur:
?Spektri politik shqiptar është shumë i madh, ka parti dhe partiza, kështu që Urime!?. /Citynews





Lajmet e fundit nga