web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Denoncimi i Mimi Kodhelit/ Reagon ministri Lefter Koka: Kemi pezulluar portin privat, gjobë kompanisë

24 Maj 2016, 12:08, Aktualitet CNA

Paraditen e sotme, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka denoncuar ndotjen e bregdetit të Zvërnecit nga lëshimi i disa ton naftë në ujë nga një anije që furnizohej nga Petrolifera.

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, i cili në një njoftim për mediat shkruan se janë marrë masat sipas ligjit për pezullimin e portit privat dhe ndëshkimin me gjobë ndaj kompanisë.

?Ditën e djeshme Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve ka marrë masën e pezullimit të plotë të aktivitetit të Portit privat të Kompanisë Petrolifera, si dhe masën administrative me gjobë, sipas parashikimit në ligj.?, shkruan Koka

Më tej ai thekson se: ?Vazhdon inspektimi dhe ushtrimi i kontrollit në vendngjarje. Përgjegjësit do të përballen me masat më të ashpra që ligji parashikon deri në rehabilitimin e plotë të dëmit mjedisor të shkaktuar.
Kërkoj angazhim maksimal të të gjitha strukturave të tjera për këtë emergjencë të ndotjes mjedisore!





Lajmet e fundit nga