web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndryshku politik i PD-së/Pse nuk meret seriozisht opozita e Lulzim Bashës?

24 Maj 2016, 08:35, Aktualitet CNA

PD-ja në gati tre vite drejtim nga Lulzim Basha ende nuk ka filluar te meret seriozisht dhe të besohet në shumicë nga shqiptarët. Një fakt që duket nga sondazhet, gjendja e saj organizative, por edhe sjellja dhe reagimi i qytetarëve dhe intelektualëve që ende nuk e shohin PD-në si shpëtim për gjendjen ku ndodhet vendi dhe ekonomia.

Tre vite ndoshta janë pak, por kanë qenë aq të shumta skandalet e qeverisë sa një opozitë tjetër më serioze, sot do ishte në kulmin e rikthimit të saj si alternative e besueshme për qytetarët.

Problemi nuk qëndron tek fakti se PD-ja ska bërë opozitë, ska bërë denoncime apo disa protesta spontane. Problemi është tek besimi që ngjallin tek qytetarët lëvizjet e saj dhe kryetarit Basha, i cili ende nuk ka besimin e Berishës në opinionin publik.

Basha në disa raste ka bërë lëvizje të çorientuara, ka braktisur kauza në mes, ka vepruar me vonesë, ka heshtuar kur duhej bërtitur dhe thjesht ka folur kur duhet të ulërinte. Ka ndërhyrë me vonesë për zgjedhjet në PD, apo i ka lënë përplasjet e brendshme të kthehen në një makth pa zgjidhje. La një kohë shumë të gjatë pas zgjedhjes së tij, vonoi analizën pas zgjedhjeve lokale dhe tani pas gati një viti po ndërhyn pjesërisht dhe pa rregulla të qarta dhe të gjithë pranuara. Me mendjen e tij apo disa servilave që ka pas, po bën një çorganizim të organizuar në strukturat e PD-së.

Një problem tjetër nuk janë përplasjet që vijnë nga të vjetrit apo të rinjë. Nuk janë problem në thelb për qytetarët, por janë problem i një grupi të vogël në oborin e PD-së që kërkojnë nga zv/ministra, deputetë dje që jenë ministra nesër. Edhe ndonjë ish-ministër nuk bën pëjashtim. Pra në oborin e demokratëve nuk ka një përplasje reale brezash, por nje grup që kërkon të largojë nja 10 apo 15 persona me influencë në PD, të marë kontrrollin e partisë që nesër ta përdorë për të emëruar deputetë, të për të qenë ministra apo për të vendosur drejtorë, të cilat mund tju sjellin përfitimet e pushtetit. Ska elitë apo të rinj në poste tek PD, por disa vartësa të ish-ministrave të djeshëm që duan të shiten si figura të reja politike.

Problemi i vërtetë janë këta persona që kanë më shumë se dy dekada në politikë, që kanë qenë në hije, dhe tani në pleqërinë e tyre politike kërkojnë të shkelqejnë duke përdorur fytyrën e Lulzim Bashës.

Po a mund të shkelqejë në Partinë Demokratike  Enno Bozdo? PD ka nevojë për burra me 2 R jo me 2N. A mund të shkeljë Fatbardh Kadilli, Alibeaj apo Genc Pollo, Grida apo Spaho….Shkelqimi i tyre nuk është as si e shokut Zylo.

PD-ja pikërisht këtu e ka dhe problemin e saj. Ajo nuk i ka servirur shqiptarëve emra të rinj apo elitë të re politike. Në thelb PD ka ndritur në nivel të parë ata që dje kanë qenë në hije. Janë këta që denoncojnë çdo ditë, por problemi i tyre është se ata nuk i mer kush seriozisht, ata nuk i beson as shtepia e tyre dhe jo më shqiptarët. Për sa kohë do jenë këta nivele ndryshku të pushtetit të djeshëm, Partia Demokratike do e ketë të vështirë të meret seriozisht nga shqiptarët.

Shprehja amerikane ?Rust never dies?, ?ndryshku nuk vdes kurrë? vlen për këta ?hijena? politike në oborin e opozitës dhe që kjo e fundit të shpëtoje duhet ti çojë aty ku e kanë vendin ndryshqet. Në fonderinë politike.

Vetëm kështu mund të bëhet e besueshme, vetëm duke nxjerë përpara emra me reputacion dhe vlera qytetare, vetëm duke vlerësuar kontributet dhe eksperiencën, vetëm duke sjellë të rinj, qytetarë apo intelektuale që janë të besueshëm dhe me reputacion, kështu të fillojë ringritja e saj, duke ndërthurur brezat dhe qarkulluar elitat, por jo me ndryshqe dhe mbetje perverse politike që e quajne veten elitë./citynews





Lajmet e fundit nga