web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Në Lushnje, më shpejt bien drejtorët në rrjetë, se ngjalat në grep!/ Nga Ylli Dylgjeri

24 Maj 2016, 07:18, Aktualitet CNA

Prap skandal korrupsioni në Lushnje. Pas drejtoreshës së Arsimit Liza, një tjetër drejtor ka rënë në rrjetën e Fiksit.

E kërkoj në google foton e Drejtorit të IMTV Dilaver Dubi dhe më del një emër Dilaver Dubai!!!
Jo, jo mor google, nuk ka arritur ende të bëhet të bëhet qytetar i Dubait drejtor Dubi.
Me 1 milion lekë dhe një palë perde nuk je Dubaist. Shumë, shumë je një Dumbabë.
Na turpëruat o Drejtorë!
Na turpëruat o udheheqës: Njëri do brekë, tjetri do perde, tjetri do femra! Duan pa fund. Mijra raste të tjera denoncohen në portalet e qeverisë Stop Korrupsionit! Dhe në fund: Sistemi monitorohet!
I vetmi ndryshim është se qeveria i ka shifrat në përpunim, ndërkohë që Fiks Fare e të tjerë TV i kalojnë drejt e në transmetim.
Në mbrëmje analistët pro dhe kundra na sqarojnë në TV-të, se çfarë është korrupsioni: evidentim apo perceptim?





Lajmet e fundit nga