web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dekriminalizimi/ Vasili: Prisnim më shumë kriminelë në Parlament

23 Maj 2016, 21:43, Aktualitet CNA

Petrit Vasili, deputet dhe nënkryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, është shprehur mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” se priste më shumë deputetë të inkriminuar pas fazës së plotësimit dhe publikimit të formularëve të dekriminalizimit.

?Këto formularë nuk justifikojnë debatin. Cfarë pamë, prisnim që të kishim dhjetra kriminela që do të zbuloheshin në këtë fazë. Nuk jemi në këtë rrafsh. Jemi që kemi aty-aty problematika. Fakti na ka treguar që kemi realiteti tjetër. Ligji i dekriminalizimit është krijuar pas largimeve nga parlamenttit të disa deputetëve. Në tërësinë e tij populli ka krijuar pritshmërinë që do kishim një parlament të pasur me kriminelë. Do japin edhe shenjat e gishtave? Po do ti japin..? u shpreh Vasili.





Lajmet e fundit nga