web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video ekskluzive/ Ja si u rrahën protestuesit tek bunkeri i Ministrisë të Brendshme

23 Maj 2016, 18:56, Aktualitet CNA

Dhuna policore në protesta ka qenë prezente në të gjitha rastet kur shoqëria civile, ish ?të përndjekurit por edhe kur forcat politike kanë tubuar për çështje dhe kauza të ndryshme.

Një rast flagrant dhune është edhe video e mëposhtme dhe kjo është protesta e parë e ish-të përndjekurve kundër bunkerit tek Ministria e Brenshme, ne 17 shtatyor 2015. Protestë e cila u organizua nga shoqatat dhe unioni i ish-të përndjekurve politike. Bunkeri për ta ka për simbol vetëm persekucionin dhe diktaturën 45 vjecare të Enver Hoxhës. Tani ai bunker është por tani do jetë edhe simbol i dhunës policore mbi qytetarët.

Dhunë tek bunkeri, dhunë tek parku i liqenit, dhunë policore në protesta e takime, të cilat më pas shoqërohen me shoqërime dhe arrestime militantësh apo protestuesish paqësore dhe të pafajshëm, ndaj të cilëve policia përdor edhe format e saj hakmarëse dhe mashtruese. Një polici e cila reh dhe dhunon qytetarët, më pas pretendon se janë ata që e dhunojnë. Polici e cila fatkeqësisht përdoret si instrumet politik duke dhënë kërbaç jo vetëm me shkopinj gome por edhe duke shoqëruar dhe terrorizuar protestuesit paqësore.

Video e mëposhtme tregon sesi Indrit Hoxha, djali i kreut të Shoqatës Mbarëkombëtarë të të Përndjekurve Politikë Fatmir Hoxha, rihet barbarisht nga policia, dhjetra uniforma policie dhe forca speciale kunder një djaloshi, familja e të cilit ka vuajtur persekucionin e djeshëm të diktaturës. Sot 26 vjeçari duhet të vuajë njësoj si familja e tij, të dhunohet nga policia në mënyrë kriminale. Në dy kohë, dje në diktaturë dhe sot në demokraci dhuna mbi ish-të përndjekurit vazhdon./citynews





Lajmet e fundit nga