web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dublimi në jug/ Kokëdhima refuzon ministrat e dërguar nga Rama

24 Maj 2016, 07:45, Aktualitet CNA

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, duket se nuk e ka pritur mirë dublimin e tij nga ministrat Blendi Çuçi dhe Mimi Kodheli.Pas heqjes së mandatit të deputetit, kryeministri Rama dërgoi përforëcime në qarkun e Gjirokastrës dhe të Vlorës.

Mësohet se gjatë procesit propozues të kandidaturave në Vlorë, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, nuk mori dot pjesë për shkak se Kokëdhima nuk i hapi telefonin.

Edhe ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi pati një incident në Gjirokastër. Si i deleguar i Kryeministrit Rama në zonën e Gjirokastrës, Bledi Çuçi organizoi një mbledhje me strukturat e PS në atë qark, por në mbledhje shkuan të paftuar edhe socialistë nga Vlora, të cilët krijuan incidente.

Mes tyre ishte edhe deputetja e Vlorës Mira Shehu, e cila njihet për devotshmërinë e saj ndaj Koço Kokëdhimës. Shehu ishte dërguar me qëllim që të mbikëqyrte Çuçin, shkruan shqiptarja.com

Sapo socialistë të Vlorës u futën në mbledhjen e PS Gjirokastër, këta të fundit u kërkuan që të largoheshin pasi ishte mbledhje Gjirokastre dhe jo Vlore. Deputetja Mira Shehu ngulmoi të qëndronte pasi përfaqësonte koordinatorin Kokëdhima. Nga debatet, mbledhja filloi 30 minuta me vonesë dhe ministri Çuçi pranoi që delegatët nga Vlora të merrnin pjesë, por pa të drejtë fjale.

 

 





Lajmet e fundit nga