web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryeministri Rama përplaset me Dhomën Amerikane të Tregëtisë

24 Maj 2016, 11:09, Aktualitet CNA

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka qenë sot i pranishëm në një aktivitet për klimën e biznesit së bashku me disa investitorë e përfaqësues të Dhomave Tregtare. Duke folur për klimën e biznesit, Rama është përplasur me Dhomën amerikane të Tregëtisë. Kjo e fundit e ka kritikuar disa kohë më parë qeverinë për masat e ashpra ndëshkuese për luftën kundër informalitetit.

?Se këtu në sallë ka dhe disa që kanë dalë kundër aksionit për informalitetin, përfaqësues Dhomash Tregtie kundër! Dhe nuk ma tregojnë dot se si do ta kishim formalizuar apo do të kishim regjistruar ne 42 mijë biznese të reja, pra që për herë të parë pranonin t?i nënshtroheshin ligjeve të këtij vendi dhe të rergjistroheshin në rast se ne nuk do të kishim nisur një operacion kundër informalitetit që nuk ishte perfekt se s?mund të ishte perfekt, por që rezultatet flasin që ishte një ilaç shumë i rëndësishëm për të kuruar?, tha  Rama.





Lajmet e fundit nga