web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gënjeshtra e radhës e Veliajt/ Gjykatësi për digën e liqenit nuk është në konflikt interesi

24 Maj 2016, 10:22, Aktualitet CNA

Bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj Erion Veliaj, po përpiqen prej disa ditësh të shesin gjykatësin Arjan Qafa si të përfshirë në konflikt interesi me firmën ?Gener 2?, e cila ka marrë lejen për të ndërtuar një pallat tek kopshti zoologjik në Tiranë.

Çështja për ndërtimin e pallatit është dërguar në Gjykatën e Apelit Administrativ, ku do të merret edhe vendimi nëse do të ndërtohet ose jo.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Tiranës ngre zhurmë ndaj gjykatësit, i cili është pjesë e trupës gjykuese. Në fakt, gjykatësi Arjan Qafa ka blerë një apartament në një pallat tek rruga ?Jordan Misja?, të ndërtuar nga firma ?Gener 2? në vitin 2010. Sic shihet edhe nga dokumenti i mëposhtëm, kontrata e blerjes së apartamentit nga gjyqtari Arjan Qafa nuk ka asnjë lidhje me pallatin tek liqeni, përkundër asaj që pretendon Veliaj. Kontrata e mëposhtme është përfundimtare, çka do të thotë që gjyqtari Qafa mund ta ketë porositur edhe më herët apartamentin. Ky rast nuk përbën konflikt interesi, pasi gjyqtari Arjan Qafa nuk mund të parashikojë të ardhmen dhe të dijë një ditë, do të gjykojë çështjen për kompaninë ku vite më parë ka blerë apartamentin, me para dhe me të gjitha kushtet ligjore të vendosura nga palët.

Ditën e djeshme, Erion Veliaj tha në emisionin ?Të paekspozuarit? të gazetarit Ylli Rakipi se gjyqtari Arjan Qafa ka prenotuar një apartament, duke e cilësuar si aksioner të pallatit.

?Ka prenotuar një apartament, ka vënë para në një projekt. Në rregullat shqiptare quhesh aksioner nëse vë para në një projekt të përbashkët biznesi. E ka deklaruar vetë, nuk ja morëm me zor, në një dokument publik. Kjo do të thotë se ky gjyqtar është i padenjë dhe do të procedohet penalisht.?, u shpreh Veliaj gjatë intervistës

Kjo deklaratë e Veliajt vërteton atë çfarë është shkruar më sipër. Bashkia e Tiranës, kërkon ti hedhë hi syve qytetarëve duke e paraqitur një kontratë shit-blerjeje të një apartamenti, disa vite më parë, si konflikt interesi. Gjykatësi nuk ka porositur asnjë hyrje tek pallati që po ndërtohet tek diga, as të ketë dhënë para si paradhënie.

Ky është një rast i turpshëm dhe gënjeshtra e radhës si Bashkia e Tiranës dhe kryetari Erion Veliaj kërkon të dhunojë gjykatat, por edhe të mashtrojë opinionin publik. Në rast se Veliaj ka kundërshtime për ndërtimin e pallatit tek kopshti zoologjik, ai i ka të gjitha kompetencat për të anuluar lejen e ndërtimin për këtë pallat dhe për ta kthyer atë zonë në zgjatim të parkut të liqenit, por më parë duhet të shpronësojë pronarët dhe dëmshpërblejë firmat që janë pajisur me leje të rregullta ndërtimi të firmosura nga ish-kryebashkiaku Edi Rama, sot kryeministër. Veliaj kërkon që koston e një ambicieje të çmendur personale t?ia lërë gjykatës, pasi ai e di mjaft mirë se veprimi i tij do i sjellë bashkisë së Tiranës një dëm prej disa qindra milionë euro. Shkaktarët e këtij dëmi janë ambicia e Veliajt dhe firma e kryeministrit Rama, i cili duhet të akuzohet për shpërdorim detyre./citynews

 





Lajmet e fundit nga