Të shtënat në Elbasan/ Policia jep detaje për ngjarjen
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...

Seancat dëgjimore që zhvillohen në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK në funksion të rivlerësimit kalimtar të magjistratëve, sipas legjislacionit janë publike dhe të hapura për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të jenë të pranishëm. Vetëm gjatë periudhës së pandemisë, në zbatim të normave kundër COVID-19, u përcaktuan rregulla që kufizonin numrin e pjesëmarrësve në sallë, me qëllim ruajtjen e distancës.
Njoftimi për zhvillimin e seancave për publikun kryhet nëpërmjet postimeve në kalendarin e posaçëm që gjendet i publikuar në faqen online të KPK-së, ku përcaktohet data, ora dhe adresa ku do të zhvillohet.
Por, një vëzhgim i kryer nga BIRN gjatë muajve të fundit konstatoi se një pjesë e seancave dëgjimore njoftoheshin vetëm një ditë më parë, në orët vona të mbrëmjes, duke kufizuar kështu mundësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve, të përfaqësuesve të medias dhe të të interesuarve të tjerë për të qenë të pranishëm.
Procesi i vetingut të magjistratëve u projektua me qëllim rikthimin e besimit të publikut tek drejtësia dhe ka një interes të lartë publik. Transparenca dhe përcaktimi i seancave dëgjimore për të qenë të hapura për publikun është një nga kriteret bazë të përcaktuara për administrimin e këtij procesi.
Megjithatë, njoftimi formal i një numri të konsiderueshëm të seancave dëgjimore në një hark kohor mjaft të shkurtër nga orari i përcaktuar për t’u zhvilluar, pengon mundësimin e palëve të interesuara, publikut dhe përfaqësuesve të medias që të njoftohen në kohë dhe të marrin masat e nevojshme për të qenë të pranishëm.
I pyetur mbi këtë situatë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit informoi se vonesat kanë ndodhur për shkaqe objektive dhe për shkak të kalendarit të ngjeshur me seanca. Ndërkohë, sipas kalendarit të publikuar në nga vetë KPK në faqen online, nuk rezulton që të ketë pasur një numër të lartë të seancave dëgjimore. Konkretisht, deri më datë 10 nëntor rezulton të jenë zhvilluar gjithsej pesë seanca dëgjimore dhe gjashtë shpallje vendimi, ku këto të fundit janë seanca që zgjasin vetëm pak minuta, raporton BIRN.
Ndërsa gjatë muajit tetor janë zhvilluar gjithsej 10 seanca dëgjimore dhe nëntë shpallje vendimi. Edhe në muajin shtator ngarkesa e komisionerëve nuk rezulton të ketë qenë e lartë pasi janë planifikuar 10 seanca dëgjimore nga të cilat janë realizuar nëntë dhe janë shpallur shtatë vendime.
Në vijim KPK sqaron se njoftimi i seancave publike në kalendarin e posaçëm në faqen zyrtare të Komisionit realizohet si pjesë e një procesi koordinues midis trupit gjykues, përfaqësuesit të ONM-së dhe subjektit të rivlerësimit. Sipas Komisionit, pasi i dërgohet njoftim subjektit të rivlerësimit, publikohet menjëherë në faqen zyrtare data dhe ora për zhvillimin e seancës.
“Komisioni, duke marrë në konsideratë edhe kërkesën tuaj, po angazhohet për të shmangur këto problematika”, citohet në përgjigjen që KPK i ktheu BIRN.
Përsëritet historia me drejtësinë për Etleda Çiften. Ashtu...
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë shpalli të pafajshme ...
Grida Duma një ditë më parë bëri dramë në zyrat e kryesisë...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, shpalli të martën më 8 ...
Komisionerët e Vettingut, gjatë periudhës që po hetojnë gj...
Kryetarja e Komisionit të Apelimit, ka raportuar sot para ...
Prokurori Olsi Dado, njëherësh shefi i Dekriminalizimit në...
Prej pesë vitesh po hetojnë gjyqtarë dhe prokurorë, por ve...
Zyrtarët e Vettingut, ndryshe mund të quhet edhe zyrtarë l...
ILD ka njoftuar sot se ka përfunduar hetimin disiplinor nd...
Fatmira Hajdari ka mbetur përfundimisht jashtë sistemit të...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë...
Prokurorja e Tiranës, Deniona Katro, është konfirmuar në d...
Gjyqtarja Arjana Cajo ëshët shkarkuar sot nga detyra. KPK...
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut sapo e ka konsi...
Gjykata Europiane e Strasburgut e ka quajtur të padrejtë s...
KPK me datë 7 tetor, në orën 09:45 do të shpallë vendimin ...
Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë gëlon nga denoncimet pë...
Shkarkohet nga vettingu gjyqtaja e Gjykatës së Shkallë...
Ish-gjyqtari Admir Thanza, i cili është akuzuar për falsif...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...