VIDEO/ Ndryshim drastik i motit në Vlorë, stuhia përfshin qytetin bregdetar
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...

Senati i SHBA-së tashmë ka miratuar legjislacionin, që i kërkon kompanisë kineze "TikTok" të lejojë kontrollimin e të dhënave të amerikanëve nga një kompani vendase, gjë për të cilën kanë një afat nëntëmujor; në rast të kundërt platforma do të bllokohet në mbarë vendin.
Arsyeja? Kompania "byte dance” është e influencuar nga qeveria kineze dhe senati i trembet mundësisë reale që Byte Dance t'i japë regjimit të dhëna sensitive të qytetarëve amerikanë. Kompania fuqimisht e mohon përzierjen e saj me regjimin në Pekin, por ligji i sipërpërmendur është firmosur tani nga presidenti Biden.
Ndërsa në Evropë ka një perspektivë tjetër mbi arsyet se përse duhet limituar platforma: Diskutimi këtu është mbi efektet negative që ka kjo platformë dhe mbi varësinë e dëmet e tjera psikologjike që shkakton, veçanërisht te më të rinjtë.
Si rrjedhojë në BE janë hequr tipare të platformës, për shembull funksioni "Spinoff”në "TikTok light" mes të cilit përdoruesit fitonin karta për blerjen e produkteve reale nëse videot e tyre klikoheshin shumë.
Fqinji i Kinës, India, ishte vendi i parë që e mbylli përfundimisht platformën së bashku me rreth 60 aplikacione të tjera të prodhuara në Kinë. Shtysë e parë për këtë u bë një konflikt ushtarak mes vendeve në zonën e Himalajeve. Mbyllja e plotë e aplikacionit qëndron që në 2020, dhe motivi është siguria e të dhënave personale të qytetarëve indianë.

Arsyet morale ishin motivi për bllokimin total të "TikTok"-ut në Afganistan në vitin 2022, një vit pasi talebanët rimorën kontrollin e vendit. As qytetarët e Iranit nuk mund ta përdorin aplikacionin.
Në Iran thonë se "TikTok" ka bllokuar IP-të iraniane, por në fakt Irani ka bllokuar thuajse të gjitha platformat e rrjeteve sociale; si "YouTube", "X", "Instagram", "Facebook" dhe "Telegram". "TikTok"-u është bllokuar për arsye të ngjashme edhe nga qeveritë e Kirgistanit, Uzbekistanit, Nepalit dhe Somalisë.
Thuajse të gjitha shtetet ku "TikTok" është i limituar thonë, se e bëjnë këtë për të mbrojtur shtetasit e tyre; si nga abuzimi me të dhënat, lajmet e rreme dhe propaganda, edhe nga pasojat psikologjike që vijnë për shkak të varësisë.
Ndaj jo të gjitha vendet e ndalojnë plotësisht aplikacionin. Pakistani për shembull, e ka bllokuar disa herë përkohësisht programin për përmbajtje fyese, dhe më pas, kur kompania ka riorganizuar filtrat, aplikacioni është lejuar sërish.
Në Rusi p.sh. përmbajtje e papërshtatshme është çdo video që mund të pasqyrojë pushtimin e Ukrainës në një këndvështrim tjetër nga ai i Kremlinit. Ndërsa në Kinë, aplikacioni është i bllokuar në pajisje celulare që s'janë prodhim kinez, në mënyrë që të përdoret vetëm versioni i lejuar në vend. Edhe shtete të tjera e kanë bllokuar përkohësisht "TikTok"-un, si për shembull Azerbajxhani më 2020, kur konflikti me Armeninë arriti kulmin; apo Senegali në 2023, fill pas arrestimit të politikanit opozitar Ousmane Sonko./ DW
NASA ka kapur me detaje "Mjegullnajën e famshme të Kokës s...
Zyrtarë të platformës TikTok kanë thënë se një ndalesë pot...
Dërgesat e telefonave "Apple" ranë me rreth 10% në tremujo...
Përmbajtja politike në rrjetet sociale Instagam dhe Thrade...
Interneti satelitor është aktiv edhe në Shqipëri. Lajmi ë...
Aplikacioni shumë i përdorur i mesazheve, WhatsApp, re...
Shpeshherë, për të shmangur aplikacionet me pagesë, qyteta...
Tim Cook, drejtori ekzekutiv i gjigantit amerikan të tekno...
Një ekspert i iPhone-ëve ka dhënë këshilla të rëndësishme ...
Makina e parë fluturuese në botë së shpejti mund të je...
Zërat e djemve të rinj, në mesazhet e lëna për senatorin e...
Aksionet e "Apple" kanë rënë me 4.1 për qind në mbylljen e...
Elon Musk pretendon se tetrapelgjikë do të ecin përsër...
"Facebook"-u ka njoftuar se do të rikthejë butonin ‘Po...
Një studim që është bërë kohët e fundit ka zbuluar se Inte...
Sophia është një robot humanoid. Në fakt, është roboti...
Pronarët e smartphone-ëve janë paralajmëruar për një v...
Pronarët e telefonave Android janë paralajmëruar për n...
Një prind u shqetësua kur zbuloi se fëmija i tyre po dërgo...
Kompania META u ka kërkuar përdoruesve të "WhatsApp"-it që...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...