Apple humbet vendin e parë për prodhimin e telefonave/ Kryeson Samsung
Dërgesat e telefonave "Apple" ranë me rreth 10% në tremujo...

Zyrtarë të platformës TikTok kanë thënë se një ndalesë potenciale në përdorim të aplikacionit në Shtetet e Bashkuara “do ta cenonte fjalën e lirë” të 170 milionë amerikanëve.
Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka votuar të shtunën për të ndaluar TikTok-un, nëse pronarja e aplikacionit nuk shkëput lidhjet me Kinën.
Legjislacioni ka qenë pjesë e një pakete masive të politikave të jashtme amerikane, që ka përfshirë edhe ndihmën për Ukrainën.
Dokumenti mund të shndërrohet në ligj javën që po vjen.
Në muajt e fundit, zyrtarët amerikanë kanë ngritur alarmin për popullaritetin që gëzon TikTok-u te gjeneratat e reja.
Ata dyshojnë se kompania që zotëron TikTok-un, Bytedance, është e lidhur me Pekinin, ndonëse zyrtarë të saj i hedhin poshtë këto akuza.
Zyrtarë të platformës kanë thënë se ByteDance “nuk është agjente e Kinës, dhe e asnjë shteti tjetër”, derisa vetë ByteDance insiston që nuk është kompani kineze, duke përmendur faktin që shumë kompani të mëdha për investime zotërojnë 60 për qind të aksioneve të saj.
Nëse projektligji miratohet edhe në shkallët pasuese, Byedance do të ketë nëntë muaj që t’i shesë aksionet – me mundësi të një shtyrjeje për tre muaj tjetër, nëse shitja është në proces e sipër – ose do të përballet me ndalesë.
E themeluar më 2012 nga sipërmarrës kinezë, ByteDance e ka prekur suksesin e parë të madh me aplikacionin e videove të shkurtra Doyin në Kinë.
Një vit më vonë e ka lansuar TikTok-un, një version ndërkombëtar.
Ky aplikacion ishte bllokuar në Kinë, mirëpo më pas është përdorur prej miliarda përdoruesve brenda pesë vjetëve.
Ndonëse themeluesit zotërojnë vetëm 20 për qind të aksioneve të kompanisë ByteDance, ata janë kontrolluesit kryesorë të saj.
Rreth 60 për qind është në pronësi në investitorëve institucionalë, përfshirë kompanitë e mëdha amerikane sikurse General Atlantic, Susquehanna and Sequoia Capital.
Tre prej pesë anëtarëve të bordit janë amerikanë.
Mirëpo, rritja e pushtetit të Pekinit në kompanitë private në vjetët e fundit e shqetëson SHBA-në se sa ka kontroll Partia Komuniste e Kinës mbi ByteDance dhe të dhënat që posedon.
Kina i ka hedhur poshtë këto shqetësime, duke i konsideruar paranojë amerikane./ REL
Dërgesat e telefonave "Apple" ranë me rreth 10% në tremujo...
Përmbajtja politike në rrjetet sociale Instagam dhe Thrade...
Interneti satelitor është aktiv edhe në Shqipëri. Lajmi ë...
Aplikacioni shumë i përdorur i mesazheve, WhatsApp, re...
Shpeshherë, për të shmangur aplikacionet me pagesë, qyteta...
Tim Cook, drejtori ekzekutiv i gjigantit amerikan të tekno...
Një ekspert i iPhone-ëve ka dhënë këshilla të rëndësishme ...
Makina e parë fluturuese në botë së shpejti mund të je...
Zërat e djemve të rinj, në mesazhet e lëna për senatorin e...
Aksionet e "Apple" kanë rënë me 4.1 për qind në mbylljen e...
Elon Musk pretendon se tetrapelgjikë do të ecin përsër...
"Facebook"-u ka njoftuar se do të rikthejë butonin ‘Po...
Një studim që është bërë kohët e fundit ka zbuluar se Inte...
Sophia është një robot humanoid. Në fakt, është roboti...
Pronarët e smartphone-ëve janë paralajmëruar për një v...
Pronarët e telefonave Android janë paralajmëruar për n...
Një prind u shqetësua kur zbuloi se fëmija i tyre po dërgo...
Kompania META u ka kërkuar përdoruesve të "WhatsApp"-it që...
Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan, miratoi sot nj...
Në Shtetet e Bashkuara vazhdon të rritet kërkesa për autom...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...