web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sot finalja e Champions League, PSG dhe Arsenal duan trofeun

30 Maj 2026, 07:55, Sport CNA

Sot finalja e Champions League, PSG dhe Arsenal duan trofeun

Mbrëmjen e kësaj të shtune, do të luhet finalja e Champions League, mes Arsenalit dhe PSG-së në Budapest.

Skuadra franceze vjen në këtë sfidë si kampione në fuqi, pasi sezonin e kaluar fitoi finalen ndaj Interit me rezultatin 5-0. PSG ka realizuar 44 gola në këtë edicion të Champions League, vetëm një më pak se rekordi historik i kompeticionit në një sezon.

Ekipi i drejtuar nga Luis Enrique mbërrin në finale pas eliminimit të Chelseat, Liverpoolit dhe Bayern Munichut në fazën me eliminim direkt.

Nga ana tjetër, Arsenali synon të fitojë për herë të parë trofeun më të rëndësishëm europian për klube. Londinezët janë skuadra e vetme e pamposhtur në këtë edicion, me 11 fitore dhe 3 barazime, ndërsa kanë pësuar vetëm 6 gola dhe kanë mbajtur 9 herë portën e paprekur.

Në përballjet direkte të fundit, PSG eliminoi Arsenalin në gjysmëfinalet e sezonit të kaluar dhe mbetet pa humbje në 9 ndeshje ndaj skuadrave angleze.

Finalja PSG-Arsenal, do të luhet këtë të shtunë, duke nisur nga ora 18:00.





Lajmet e fundit nga