web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqipëria U-15 do të luajë dy miqësore, zbulohet kundërshtari

29 Maj 2026, 16:34, Sport CNA

Shqipëria U-15 do të luajë dy miqësore, zbulohet

Kombëtarja shqiptare U-15 e djemve do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në muajin qershor.

Federata Shqiptare e Futbollit dhe Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut kanë rënë dakord për zhvillimin e këtyre dy takimeve më 22 dhe 24 qershor.

Takimi i parë do të luhet më 22 qershor në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë, duke nisur nga ora 17:30, ndërsa ndeshja e dytë do të zhvillohet më 24 qershor në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër, në ora 11:00. 

Këto ndeshje do të kenë në fokus përgatitjen, aktivizimin dhe testimin e futbollistëve të rinj. Për stafin kuqezi, këto sfida miqësore përbëjnë një mundësi të rëndësishme për të evidentuar talentet premtuese, si edhe për të ndjekur nga afër zhvillimin dhe potencialin e lojtarëve të kësaj grupmoshe.

 





Lajmet e fundit nga